Vrau gruan dhe vëllanë me sëpatë/ Publikohen pamjet, momenti i arrestimit të 80 vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Gramshit u njoftua se kishte ndodhur një vrasje në fshatin Tervol dhe menjëherë janë nisur për në vendngjarje.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xhevit Sinani, 80 vjeç, për motive të dobëta ka qëlluar me sëpatë gruan e tij Zegjine Sinani, 74 vjeçe. Menjëherë pas ngjarjes ka lënë banesën e tij ku kreu krimin dhe është drejtuar për në shtëpinë e vëllait të tij Shaqir Sinani, 73 vjeç dhe ka qëlluar për vdekje edhe vëllain e tij i cili jetonte rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e ngjarjes dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin sëpatë me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

Njoftimi i policisë:

Gramsh

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Fale veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

“Shqipëria progres të paimagjinueshëm”/ Komisionerja Kos: Do hapen kapituj të rinj

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do vijojë me ritme të shpejta dhe hapja e grupkapitullit të...

Zgjedhjet e 11 Majit! Mbërrijnë në Shqipëri 600 votat e para të diasporës

Kanë mbërritur votat e para nga diaspora në vend. Bëhet fjalë për 600 fletë votimi që më së shumti i përkasin qarkut të Dibrës,...

Durrës/ Dallgët e forta nxjerrin në breg mjetin lundrues me dy persona në bord

Një rimorkiator ka dalë në breg si pasojë e motit të keq në det. Për shkak të erës së fortë që fryn nga drejtimi jugperëndim,...

Berisha ironizon premtimin e Ramës në Berat: Ishullin e Osumit e mori lumi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi me fushatën elektorale në Berat ku prezantoi kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore. Kryedemokrati ironizoi kryeministrin Edi Rama, më...

Gjesti i vendosur, ja çfarë do të bëjë nëse Xheneta do e kërkojë jashtë

Gjesti dhe Egli, dy ditë pas dasmës ku u shpallën burrë dhe gru, janë përfshirë në konflikte dhe debate të shumta. Ndjeksit e BBVA, banorët...

Lajme të tjera

Web TV