Vlera e tyre nuk ka çmim/ Gruaja që posedon veshje popullore shqiptare 200-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veshjet popullore janë treguesit më të mirë të kulturës së një vendi. Në Shqipëri, fatmirërisht kemi shumë kostume të tilla, të ndara dhe sipas krahinave.

Gazetara e Euronews Ortenca Budlla, ka sjellë rastin e Vitore Lufit, një zonje e cila ruan me fanatizëm sot e kësaj ditë kostumet e vjetra popullore. Ajo thotë se veshjet që ka janë mbi 200 vjeçare. Sipas saj kërkesat për t’i blerë janë të mëdha, por ajo refuzon t’i shesë.

Gazetarja: Më thuaj pak ky është kostumi yt i nusërisë?

-Vitore Lufi: Ka shumë, se është i nënës së nënës, mbi 200 vjet është këmisha…këto janë edhe më vonë, por vitet tani nuk i di.

Zonja Vitore Lufi, i ruan me fanatizëm veshjet e zonës së saj. Madje dhe në përditshmëri edhe sot e kësaj dite, vazhdon të mos i heqë këto rroba nga trupi i saj.

“I kam shumë merak me i pasë…të mira, të mira për të veshur nusen i kam tre, më shumë jo. Të thjeshta kam… janë dëmtuar aty në raft duke i mbajtur”, tha Lufi.

Copat që ajo ka të ruajtua, janë mbi 200 vjecare. Të trashëgurara brez pas brezi. Nuk kanë qënë të paktë kërkesat për t’i blerë, por vlera e këtyra kostumeve, nuk ka çmim, për zonjën Vitore.

“Kanë ardhur me i ble, këto të vjetrat nuk i shes unë”, thotë ajo.

Kanë kaluar mbi 47 vite që nga dasma e saj. Kohët kanë ndryshuar, ashtu dhe preferencat për veshjet e nusërisë.

“A pranojnë nuset e reja me u vesh këtu? Po njëherë dhe tu thonë hajde mi hiq me vrap mi burrneshë”, tha ajo.

Vitoja ka vetëm një amanet për fëmijët e saj të mos ia hedhin kostumet.

Lexo edhe :  Koreshi dhe Agolli, pak fjalë për dy titanë të letrave shqipe

“Vetëm të mos i shesin. Me shku dëm kështu vetë të shkojnë por jo t’i shpërdorojnë apo t’i shesin”, përfundoi Lufi.

 

Të fundit

Trump: Britania e Madhe mund të mos përjashtohet nga vendosja e tarifave

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Britania e Madhe nuk do të përjashtohej nga vendosja e tarifave, megjithëse shtoi...

Studimi/ Si ndikon përdorimi i kanabisit në kujtesën tonë dhë performancën e punës

Përdorimi i rëndë i kanabisit, qoftë i kohëve të fundit apo i gjatë, lidhet me aktivizimin e reduktuar të trurit në detyrat e memories së...

Vdes në moshën 81-vjeçare aktorja e “Squid Game”, Lee Joo-sil

Aktorja koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, sipas disa raportimeve. Aktorja e cila u dallua për rolin e saj në “...

“Kolegji i Europës do të rrisë prestigjin e QS” Rama”Do të bëhet një destinacion raional”

Qytet Studentit, kryeministri Edi Rama, është shprehur se do ia rrisë prestigjin Kolegji i Europës dhe sipas tij, do të bëhet një i një...

Udhëheqësit evropianë paralajmërojnë për luftën tregtare transatlantike

Udhëheqësit evropianë paralajmëruan të hënën se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump, për të zgjeruar tarifat ndaj BE-së, rrezikon të çojë në një luftë...

Lajme të tjera

Web TV