Kreu i PDK-së: Vendi është në ditët më të vështira që nga çlirimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se Kosova është në ditët më të vështira që nga çlirimi.

Sipas tij, vendi është në një depresion me njerëzit të cilët presin para ambasadave për një vizë për t’u larguar.

“Jeni dëshmitarë se aktualisht Kosova është në ditët më të vështira të saj që nga çlirimi i vendit.

Ekonomia e vendit tonë nuk po zhvillohet, shtetësia jonë po kontestohet, lufta jonë për liri po gjykohet, ndërsa qeveria jonë nuk ka zgjidhje për asnjë nga krizat e njëpasnjëshme që i ka prodhuar vetë dhe çka ka sjellë kjo gjendje sot, një frymë depresioni.

Familjet kosovare janë në krizë sociale, puna është e pamjaftueshme dhe perspektiva shihet duke pritur për një vizë në ambasada të huaja.

Gjendja është e rëndë por duke ju parë juve sot e di që nuk ka gjendje të rëndë që mund ta ndalë vullnetin e juaj për t’i kthyer gjërat mbarë”, deklaroi Krasniqi gjatë Konventës VII të Rinisë Demokratike të dielën, ku ftoi rininë që të angazhohet pranë forumeve të PDK-së.

Kryetari i PDK-së ka shtuar se mision i të rinjve por edhe i vetë Partisë Demokratike është “që të thyejnë këtë depresion dhe të mbjellin shpresën dhe të ardhmen që i duhet këtij vendi”.

Krasniqi u bëri thirrje të gjithë të rinjve të PDK-së që të angazhohen, duke u thënë se janë forca e vetme që mund të ndryshojë Kosovën.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV