U arrestua brenda ‘shtëpisë së barit’, shqiptari kërkon të shohë motrën me kancer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izmir Dragoti, 44-vjeç ra në pranga të policisë britanike më 25 janar të këtij viti, pasi u kap duke punuar në një ‘shtëpi bari’.

44-vjeçari shqiptar dhe një burrë tjetër, i cili nuk është ndjekur penalisht, u arrestuan në një dhomë gjumi, brenda banesës së përshtatur për rritjen e kanabisit.

Dragoti u deklarua fajtor për kultivim kanabisi, ndërsa avokatja e tij tha se ai ka një grua dhe një djalë 10-vjeçar në Shqipëri të cilët sipas saj “po luftojnë për të mbijetuar”.

Ajo shtoi se Dragotit fillimisht iu ofrua një punë për të cilën ai besonte se do të ishte dekorim, por më pas atij i është bërë presion që të kujdesej për kanabisin, për të cilin as nuk mori pagesë megjithëse iu ofrua.

Gjithashtu avokatja e Dragotit tregoi se ky i fundit ka një motër të sëmurë me kancer në Shqipëri, të cilën ai kërkon ta shohë para se të vdesë, gjë që do t’i duhet të presë 1 vit pas dënimit të marrë nga gjykata.

Të fundit

Nuk ndalen hakerat prorusë, bie faqja e kryeministres italiane Giorgia Meloni

Një grup i njohur i hakerëve pro rusë kanë vënë në shënjestër faqen e internetit të kryeministres italiane, Giorgia...

Pas ndarjes me Mozzik, Loredana nënë për herë të dytë? Ja foto që bëri lëmsh rrjetin

Së fundmi, Loredana ka publikuar një seri fotosh në "Instagram", ku shfaqet me Karim Adeyemi. Në një nga fotot Karim ka një fëmijë në prehër....

Kiko zbardh misterin për kuajt e Skënderbeut

Nga Lutfi Dervishi I tronditur nga lajmi se Skënderbeu hante një viç para betejave, majmuni Kiko po meditonte për faktin se pavarësisht se ishin shkruar...

Berisha-Meta sulmojnë Veliajn, pafuqi përballë Ramës e zhurmim ndaj SPAK!

Nga Jakin Marena Tashmë është kthyer në rutinë protesta e Rithemelimit dhe e Partisë së Lirisë çdo të martë përballë bashkisë së Tiranës. Mblidhet pak njerëz,...

Rama: Nuk kemi marrëdhënie të ngushta dhe as nuk kemi oreks për t’i pasur me Rusinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Aachen të Gjermanisë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor” në Charlemagne Prize on Europe. I pyetur për Rusinë,...

Lajme të tjera

Web TV