114-vjeçarja nuk merrte pension/ Drejtoresha e DRSSH: Rasti u dizinformua në media

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, u bë publik rasti i nënë Qamile Marrës, 114 vjeç, familjarët e së cilës thanë se kanë pasur vështirësi për të marrë pensionin e saj të pleqërisë me pretendimin se i ka kaluar mosha. Drejtoresha e DRSSH në Berat, Engjëllushe Llane ka sqaruar për mediat, rastin në fjalë. Ajo tha se për personat mbi 100 vjeç, verifikohen regjistrat dhe më pas edhe kontakti fizik. Llane shtoi se në media është dizinformuar kjo çështje, pasi siç shpjegon ajo, pasi djali i të moshuarës ka sjell dokumenta që e ëma jeton, dhe pasi u bë verifikimi fizik, ëshë gjeneruar pensioni i saj.

Qarku i Beratit mbi 38 mijë pensionstë. Instituti i Sigurimeve bën pagesën e pensionistëve dhe verifikmet dhe saktësimet konform bazës ligjore dhe  përmes kontrolleve. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën verifikin e të gjithë pensionistëve mbi 100 vjeç, verifikohen regjistrat dhe kontaktimi fizik që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Kjo sepse këta autorizojnë persona të afërm për tërheqjen e pensionit.

Në lidhje me rastin e zonjës, pensionistes 114 vjeçare, duhet tu informoj për dizinformimin që është bërë në disa media, sikur zonja Qamile nuk ka tërhequr pensionin ose për shkak të moshës nuk i është afruar mundëia e pagëses që nuk janë të verteta. Më datë 25 janar djali i saj ka sjell dokumenta që nëna e saj jeton, pasi bëmë edhe ne verifikimin prezent, më datë 26 gjeneruam pensionin e nënë Qamiles, dhe po në këtë datë u kemi bërë një telefonatë. Më datë 27 agjenti ka cuar pagën përfituese të pensionit“– deklaroi Llane.

Ishin familjarët e 114-vjeçares ato të cilët thanë se kanë pasur vështirësi për të marrë pensionin e saj të pleqërisë. Nusja e 114-vjeçares tregoi për gazetarët se vjehrra e saj nuk e kishte marrë pensionin sepse u kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për të vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

Lexo edhe :  LaCivita do të jetë i pranishëm në çeljen e fushatës së PD, ja kur mbërrin në Shqipëri

 

Të fundit

Rekordi historik për arin, çmimi tejkalon 3200 dollarë pas tarifave të Trump

Çmimi i arit ka tejkaluar 3200 dollarë për 28.3 gram për herë të parë pasi investitorët i drejtohen të...

Ndodh sërish/ Urbani shpërthen në flakë pranë ministrisë së Jashtme, detajet e para

Një autobus i transportit urban në kryeqytet është përfshirë nga flakët para Ministrisë së Jashtme. Sipas pamjeve të siguruara nga BalkanWeb, autobusi ka marrë flakë...

Meta kërkoi divorcin nga Monika, zhvillohet sot seanca për zgjidhjen e martesës së çiftit

Seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zhillohet ditën e sotme Seanca ishte planifikuar për në datën (21 Shkurt)...

Rama ironizon Berishën/ “Filloi avazi, po vidhen votat”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili në një nga daljet e tij publike është shprehur...

‘Përplasja’ me euron, ‘thyhet’ dollari! Shënon sot nivelin më të ulët ne tre vite

Dollari arriti nivelin më të ulët ndaj euros në më shumë se tre vjet të premten. Indeksi i dollarit amerikan tani është ulur 1.2%...

Lajme të tjera

Web TV