Zgjedhjet/ Elbasani, Vora, dhe Kamza, votim dhe numërim elektronik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në zgjedhjet lokale të 14 majit në tre bashki të vendit do të votohet dhe numërohet elektronikisht. Gjithashtu Kryetari i Komisionit Zgjedhor Ilirian Celibashi kërkon ndryshimin e Kodit për aktivitetet e ndaluara.

 Për herë të parë votimi dhe numrimi elektronik u testua në njësinë 10 në Tiranë në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare, ndërsa u ritestua edhe në zgjedhjet e parakohëshme lokale të 6 marsit të vitit të kaluar. Duke u konsideruar si “histori suksesi”, KQZ ka vendosur që ta shtrijë edhe më gjerë këtë nismë, e cila nuk është e konstestuar nga asnjëra palë. Edhe këtë vit do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik në tre qytetete. Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë me dije se Elbasan dhe në Kamëz do të aplikohet risia elektronike, këtyre ju shtohet edhe Vora ku u përdor në zgjdhjet e kaluara. Për këtë arsye, mësohet se qeveria ka akorduar dhe një fond prej 800 milionë lekësh për të mundësuar pajisjet e nevojshme për votim dhe numërim elektronik në këto 3 bashki të vendit. Nuk dihet nëse do të ketë një ndryshim gjatë rrugës, për shtim apo për heqje të ndonjë bashkie. Faktikisht Elbasani ka qenë më problem gjatë fushatës zgjedhore. Në vitin 2021 u vra Pjerin Xhuvani.

Aktivitetet publike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon amendimin e Kodit Zgjedhor për ndalimin e shfrytëzimit të aseteve publike në fushatë zgjedhore. Gjatë një aktivitetit të organizuar nga shoqata “Qendresa Qytetare” kreu i KQZ u shpreh se parashikimet aktuale për aktivitetet publike të ndaluara duhet të saktësohen që të jenë më të zbatueshme. Shfrytëzimi i aseteve publike vijon të jetë shqetësim në fushatat zgjedhore. Për këtë, Ilirjan Celibashi kërkoi publikisht nga parlamenti që të adresojë më mirë në Kodin Zgjedhore aktivitetet e ndaluara për institucionet publike gjatë proceseve elektorale. “Kërkohet më së pari, në vlerësimin tim, një përmirësim i Kodit Zgjedhor në lidhje me këtë çështje. Ka nevojë që të ketë përkufizime më të qarta në lidhje me atë që çfarë është e ndaluar dhe çfarë nuk është e ndaluar. Të rrisim kapacitetet e KQZ për të vlerësuar në tërësinë e vet sjelljen e institucioneve publike dhe zyrtarëve publik gjatë zyrtarës zgjedhore”, është shprehur kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Deklarata e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve u bë gjatë një aktiviteti të organizatës “Qëndresa Qytetare” për trajnimin e të rinjve për monitorimin e fushatës zgjedhore. E pranishme në panel ishte edhe zëvendës ambasadorja britanike Mia Marzok, e cila nuk nguroi të tregonte problematikat e hasura në zgjedhjet shqiptare. “Si votuesit ashtu edhe kandidatët kanë nevojë që të kenë besim në procesin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë guri i themelit të demokracisë. Integritetit ose paprekshmëria e zgjedhjeve varet nga KQZ por edhe nga sjellja e kandidatëve dhe partive, për t’i dhënë zgjedhësve besim se vota e tyre ka vlerë. Partitë politike të kenë mundësi të garojnë në mënyrë të barabartë pa mbështetjen e donatorëve, biznesmenët etj, e cila ul shanset e korrupsionit zgjedhor”, është shprehur ambasadorja britanike, Mia Marzok. Aktualisht KQZ monitoron raportimin e institucioneve shtetërore mbi aktivitetet e tyre publike nëse ato bien ndesh me parashikimet e Kodit apo jo.

Lexo edhe :  Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Listat e KZAZ

Partia Social Demokrate ka dorëzuar ditën e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kujtojmë se deri tani listat janë dorëzuar nga Partia e Lirisë, grupi i Alibeajt dhe grupi i Berishës.

 

 

 

Të fundit

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Ylli Manjani zbulon strategjinë e Ramës: Ja pse nuk flet për kodin e ri penal

Kodi i ri penal ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e të martës në “Now” në Euronews Albania me një grup ekspertësh dhe opinionistësh. Lidhur...

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe 50 të tjerë rezultojnë ende...

Lajme të tjera

Web TV