Vdekja e nënës 30-vjeçare në maternitet/ Familjarët akuza mjekut: I ka bërë gjilpërë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa orë pasi 30-vjeçarja M.V ndërroi jetë në ambientet e spitalit “Koço Gliozheni” 4 ditë pasi solli në jetën foshnjen e saj, familjarët e nënës hedhin akuza te stafi mjekësor. Jashtë kamerave, halla e 30-vjeçares u shpreh se e reja kishte patur dhimbje të forta që i ka ndjerë pasi i ka dalë gjilpëra që ka bërë pas lindjes.

“Nuk ju është bërë shërbim. Ka shkuar në spital në 3 të natës dhe ka lindur në 3 pasdite. Nuk ka pasur asnjë shqetësim më përpara. Ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh. Faji është i doktorit, i ka bërë gjilpërë shumë. Ta fusnin në sallë te operimit nëse nuk kanë pasur mundësi me bërë lindje. Mjekët duan lekë. Kishte dhimbje këmbësh na tha se po më del efekti i gjilpërës. Dhe kishte dhimbje të forta, njërën këmbë nuk e ndiente”, tha ajo jashtë kamerave, sipas Panorama Tv.

Kjo është ngjarja e dytë brenda 24 orëve ku një grua humb jetën. Dje në Elbasan, Etleva çullhaj vdiq disa orë pasi abortoi foshnjen që kishte në bark, ndërsa ishte nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë.

 

Të fundit

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV