Këngëtarja Xhoana Gremi: Suksesi, duke qenë vetvetja në çdo projekt muzikor  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eglantina Alliaj

 I këndon vlerës, traditës, dashurisë, mallit që krijon emigracioni, patriotizmit. E shikojmë shpesh të pranishme në skenë, në ekrane, në evenimente të ndryshme që shoqërojnë jetën e përditshme. Zëri i saj na bën të ndiejmë në shpirt tingujt dhe melodinë e këngës popullore duke depërtuar thellë në ndjenjën e gjithsecilit. E kemi fjalën për këngëtaren e talentuar Xhoana Gremi, e cila ka sjellë rreth vetes dhe këngëve të saj një numër shumë të madh të fansave, të cilët e ndjekin për zërin stilin dhe performancën e saj të veçantë. Xhoana Gremi e gjen veten tek këngët popullore, repertori i saj është i mbushur me një larmi këngësh, tingujsh dhe interpretimesh të shumta, ku shumë këngë janë kthyer në hite në mbarë shqiptarizmin që e do muzikën e pastër Shqipëtare. Muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore e Shqipërisë së jugut dhe popullore dasmash. Këngët si “Dasem E Madhe”.  “Ata Sy”  dhe “Ju Ula Nenes Ne Gjunjë” janë bërë hit dhe janë pëlqyer nga publiku. Qëndrueshmëria në tregun muzikor shqiptar, kërkesa e madhe për muzikën popullore ka bërë që këngëtarja Xhoana Gremi, të jetë e kërkuar për koncerte dhe evenimente të ndryshme. Për festat tradicionale dhe ato kombëtare ajo është ftuar në Miçigan në një koncert të organizuar nga z.Hysen Elmazaj, presidenti i kompanisë “Albanian Entertainment LLC” i cili organizon koncerte për shqiptarët në SHBA. Në një intervsitë për “ACTVUSA.COM”, Xhoana Gremi na njeh me planet e saj.

 Në cilin zhaner muzikor e gjen më mirë veten Xhoana Gremi?

Në këngët popullore të jugut e gjej veten më së miri. Është një profesion që e ushtroj  me shumë dashuri prej disa vitesh.

A është menaxhim i mirë dalja jo me tepri në ekrane? Nga ana tjetër dalja e shpeshtë duket si konsumim apo jo?

Mirë është për çdo këngëtar që të jesh aktiv sa më shumë, që publiku të të njoh më mirë se kush je në të vërtetë, përveç skenës ku del dhe performon muzikën tënde  !

Cili është çelësi i suksesit të këngëve të tua, ndoshta mosrënia në përsëritje?

Duke qenë vetvetja në çdo material muzikor, me vargjet, me muzikën, me performancën, me gjithçka. Njerëzit të identifikojnë me muzikën që ti sjell në tregun muzikor për ta.

Suksesi është i dashur, i kërkuar dhe sakrifikohet për të, por a të ka sjellë ty ky sukses edhe pakënaqësi?

Normal si çdo profesion që ka pakënaqësitë e veta,  por mundohem t’i marr me sportivitet dhe duke menduar gjithmonë pozitivish.

Si është jeta mes Shqipërisë dhe udhëtimeve të punës? Cilat vende ku ke kënduar të kanë lënë përshtypjet më të mira?

Më pëlqen të udhëtoj,  aq më tepër kur bëhet fjalë për punë. Kam qenë në disa shtete, ku kam performuar këngët e mia, por vendi që më ka pëlqyer më tepër ka qenë Anglia.

Aktualisht keni ftesa për koncerte jashtë vendit dhe nga kush?

Aktualish kam marrë ftesën e kompanisë “ALBANIAN ENTERTAINMENT LLC” nga presidenti i kësaj kompanie, të cilin unë e falënderoj shumë z.Hysen Elmazaj, i cili është shumë i njohur në organizimin e shumë koncerteve të suksesshme në Michigan në SHBA, për të qenë pjesë në disa koncerte për bashkëkombësit tanë atje për festat tradicionale, por edhe për festat kombëtare.

Cila është kënga që të ka sjellë suksesin?

Kënga  që më ka sjell suksese është kenga e fundit që kam bërë me titull:  (Ju ula Nënës në gjunjë ), një këngë që u prit dhe u mbështet mjaft mirë nga publiku i gjerë shqiptar, Brenda dhe jashtë vendit.

Është më mirë të ndihesh e bukur fizikisht apo shpirterisht?

Të jesh  e bukur shpirtërisht  është më e rëndësishme.

Nëse nuk ishe këngëtare, për çfarë do ishim duke folur sot?

Nëse nuk do isha bërë këngëtare do te isha për Dizajner.

Muzika popullore është vulë në zemrat e shqiptarëve, zëri yt duket se ka fjetur në këtë zhanër shumë mirë, si e shikon muzikën në lëmin e saj, progres apo regres?

Falenderoj shqiptarët  këtu dhe në çdo vend ku punojnë dhe jetojnë që më mbështesin në atë që un kendoj, që e duan dhe vlerësojnë muzikën dhe këngët e mia. Muzikën e shoh në progres.

 

 

 

 

Të fundit

Veliaj nga burgu: Ols Dado e çau karrierën nga shtrati, djali im nuk e di që jam në qeli

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ku ndodhet prej 13 shkurtit, i është përgjigjur...

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli edhe...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson,...

Tonali rrëfen varësinë nga bastet/ 6 muaj nuk përdora fare celular, shkova në psikiatër!

Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle dhe ish-lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka treguar si u...

Lajme të tjera

Web TV