Rishi Sunak i shpall ‘luftë’ shqiptarëve/ Home Office urdhër azileve për dëbimin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria britanike e Emigracionit, Home Office ka urdhëruar njësitë e azilit të punojnë kryesisht me kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët, në përpjekje për të përshpejtuar rikthimin e shqiptarëve drejt Tiranës, duke lënë emigrantët nga kombësitë e tjera, më të shumtit në numër, të presin sa të mbarohet punë me shqiptarët, pasi ata mund të riatdhesohen në Shqipëri,  pas marrëveshjes për deportimin e shqiptarëve mes dy kryeministrave fundvitin e kaluar.

Qëllimi i operacionit të koduar “Bridora’ synon sipas “The Independent” të Londrës, të deklarojë sa më shumë kërkesa të bëra nga shqiptarët për azil në Britani ‘qartazi të pabazuara’ dhe t’i largojë ata nga ishulli, pas rritjes së numrit të shqiptarëve të mbërritur me gomone.

Ka shqetësime se afganë, sirianë, iranianë etj do u shqyrtohen me vonesë kërkesat, ç’ka do të thotë që ata do të vazhdojnë të qëndrojnë më tej në Britani me një kosto shumë të lartë financiare, kur shqiptarët, sipas deklarimit më të fundit të Rishi Sunak në një intervistë televizive, shqiptarët  përbejnë 30 për qind të kërkesave për azil, të cilat ai i cilësoi si “qesharake”.

Nga 140 mijë aplikime për azil që presin vendimmarrjen, rreth 16 për qind ose 22.900 janë kërkesa të bëra nga shqiptarët. Ekziston frika jo vetëm në rradhët e gjithnjë e më shumë shqiptarëve, por edhe përfaqësuesve të tyre ligjor, se këto zhvillime, do të dekurajojnë azilantët shqiptarë që të bashkëpunojnë me autoritetet e emigracionit, duke i shtyrë ata drejt kalimit në të zezë, nga frika e të qenit me kohë borxh dhe deportimit të shpejtë drejt Tiranës.

Në mënyrë paradoksale, ndërkohë që shqiptarët po përdorin gomonet për t’i ikur Shqipërisë, pasi  e shikojnë Britaninë si me shpresëdhënëse sesa vendlindja e tyre, sakaq, konservatoret e kryeministrit Sunak, e shohin marrëveshjen me Shqipërinë për rikthimin e shqiptarëve të ardhur në Britani si varkën e tyre të shpëtimit, për të qëndruar më tej në pushtet.

Lexo edhe :  Ngjela plas bombën: Ja “kokat” e para që do arrestohen në politikën shqiptare nga SPAK

 

Të fundit

Bardhi kundër Bashës, hap “portën” për Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazmend Bardhi, ka lënë të hapur mundësinë për bisedime me grupimin e Berishës,...

Horoskopi ditor, e martë 6 qershor 2023

Dashi Do keni disa keqkuptime gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sot, por gjithçka mund të zgjidhet shpejt nëse tregoheni të matur e...

Pritjes i erdhi fundi/ Apple lançon syzet më të reja “Vision Pro”

Apple prezantoi ditën e sotme setin e ri të përfolur prej kohësh që do t'i vendosë përdoruesit e saj midis botës virtuale dhe asaj...

Lirimi i Tahirit nga qelia/ Gazetarja zbulon prapaskenat: Bashkëshortja pësonte kriza…

Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Klodiana Lala zbuloi të tjera detaje në lidhje e çështjen e lirimit të qelisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir...

Lajme të tjera

Web TV