Do bëhet pjesë e ‘Big Brother Vip’?/ Nard Ndoka zbulon gjithçka, 2 plumba zemër për Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga politika tek të pathënat e udhëtimeve, ish-deputeti Nard Ndoka rrëfeu pa doreza, detaje nga jeta e tij politike por edhe ajo private.

Gjatë intervistës pwr Report tv, Ndoka ka zbuluar se ftesa për tu bërë pjesë e ‘Big Brother VIP’ i ka shkuar edhe atij.

“Pata një ftesë, por nuk pranova se jam në politik aktive. Është periudhë e gjatë nuk e paragjykoj, ajo është një familje që pasqyron realitetin shqiptar, ne duhet të promovojmë vlerat tona”-tha Ndoka

Një analizë politikani e kishte edhe për konkurrentët pjesëmarrës, duke u ndalur më së tepërmi te Luizi, të cilin e konsideroi talent.

“Hap telefonin dhe del luizin, më del në celular, ai është interesant, është futur me regji, ka aktruar në mënyrë perfekte, ka brumë. Unë e kam njohur në 2009 Luizin në politikë, është djalë me humor, është djalë më talent dhe zë potent, nuk ka pasur një menaxhim të mirë në muzikë. Por aty ka vëmendje, sepse aty mund të futesh ‘rryp dhe del vip’”-shtoi ai.

Teksa u vu përball sfidës  për qitje me armë, Ndoka arriti të shenjtëronte targetin me dy plumba zemër, duke u shprehur me humor se në mendje kishte kryeministrin Edi Rama. Pavarësisht batutave, gjatë intervistës Ndoka nuk ka lenë jashtë vëmendjes politikën, ndërsa kë sjell në vëmendje marrëdhënien e tij me liderët kryesor politik në vend.

“Unë i njoh dhe kam pasur miqësi. Nano ishte politikan profesionist, tolerant që e njihte ekonominë dhe vendosi standarde te partia e vetë. Meta është pragmatist, i vendosur në kauzat e tij. Unë do të zgjidhja Sali Bershën si më të mirin, pasi Berishën e shoh si njeri që ka besimin e publikut. Rama kur të largohet, nëse do të rikthehej si Berisha s’do i shkojnë më shumë se 7 persona mbështetje.”-përfundoi politikani.

Lexo edhe :  Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

 

Të fundit

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Lajme të tjera

Web TV