“5 shokë më vdiqën nga tërmeti”, rrënqeth Sezer: Kam familjen në atë qytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti shkatërrues në Turqi është lajmi i ditës që ka kthyer vëmendjen e të gjithëve drejt saj dhe Sirisë veri-perëndimore.

Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën, ndërsa numërohen më shumë se 1500 të  vdekur në Turqi dhe mbi 800 në Siri.

“Rudina” në Tv Klan i drejtohet në pjesën e parë të programit kësaj fatkeqësie dhe ndodhet në një lidhje Skype me tre të ftuar.

Midis tyre, parukieri i njohur turk i cili jeton në Shqipëri, Sezer, tregon se familja e tij është në Dijarbakër, qytetin e prekur nga tërmeti.

Ai rrëfen përjetimin dhe shqetësimin, ndërsa ndan edhe lajmin e hidhur se ka humbur 5 shokë mëngjesin e sotëm.

Sezer: Është vendlindja ime aty. Dijarbakër quhet. Aty ka ndodhur dhe krejt familjen aty e kam, aty jetojnë.  Që prej mëngjesit e deri tani jam në telefon duke folur me familjen, me tezen, me dajën me nënën, me të gjithë atje, kam edhe shoqërinë, krejt kushërirat. Aty ka ndodhur te vendlindja ime dhe krejt kushërirat, mamin, babin të gjithë aty i kam. Për momentin, që në mëngjes që kam folur unë me familjen akoma vazhdon tërmeti dhe nuk ndalon asnjë moment. Tronditjet vazhdojnë akoma më shumë. Deri tani kanë ndodhur mbi 1500 vdekje.

Rudina Magjistari: Familja jote ndërkohë ka raportuar dëme?

Sezer: Kanë qenë në qytet por në kohën që është bërë kanë ikur në fshat dhe Dijarbakër tani është bosh sepse krejt kanë ikur në fshatra, aty rrinë ku janë më të sigurt se kanë shtëpi private. Si atëherë kur ndodhi në Shqipëri që nga Tirana ikëm në jug, aty është njësoj tani, sa më larg nga qyteti. Doja që të tregoj një histori tjetër. Shokët e mi ishin 5 vetë dhe kanë qenë në makinë. Në orën që ndodhi tërmeti, në 8 të mëngjesit kanë qenë në makinë 5 veta. Kanë ikur në shtëpi dhe kanë thënë që të ndalojë tërmeti e pastaj shkojmë në shtëpi. Duke pritur në makinë, pallati prishet dhe bie mbi makinë dhe 5 veta nga shoqëria jonë kanë vdekur.

Sezer shton se familja e tij do qëndrojë të paktën një muaj në fshat derisa situata të qetësohet.

Të fundit

Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me "Los...

Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Sot, më 4 korrik 2025, Kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Ai ka mbajtur poste kyçe në jetën publike të vendit për më...

U testua 1 shekull më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

Një shekull pas fluturimit të parë të një avioni me trup dhe krah të bashkuar, një përpjekje që përfundoi asokohe me përplasje, ky koncept...

Grabitje me vlerë 1 mln paund, kapen tre “skifterët” shqiptarë në Angli

Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë 1 milionë paund. Mësohet se Endrit...

Kurti: Ushtria e Kosovës ka shënuar rritje prej 123% për numrin e ushtarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka thënë se krahas...

Lajme të tjera

Web TV