E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-futbollisti i Premierligës, Christian Atsu, është në mesin e personave të bllokuar nën rrënoja si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditit Turqinë.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar për shpëtimin e futbollistit. Atsu, i cili më parë ka luajtur për Chelsea-n dhe Newcastle United, iu bashkua klubit të Superligës Hataysport verën e kaluar.

Disa anëtarë të tjerë të ekipit të tij mundën të shpëtoheshin, ndërkohë që kërkimet për ganezin po vijojnë ende. Drejtori sportiv i klubit, Taner Savut, është gjithashtu i bllokuar ndërsa përpjekjet për shpëtimin e tyre vazhdojnë.

E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit

Atsu iu bashkua Chelseat në vitin 2013 nga Porto përpara se të dërgohej në një sërë periudhash huazimi. Ai kaloi kohë tek Everton dhe Bournemouth përpara se të kalonte te Newcastle United në vitin 2017.

Ai u largua Anglia pasi kishte luajtur mbi 100 ndeshje deri në vitin 2021 për t’u bashkuar me skuadrën saudite Al-Raed.

Gjatë verës së kaluar ai u largua nga Lindja e Mesme dhe zhvendos në Turqi.Ai shënoi golin e tij të parë për klubin këtë fundjavë, vetëm disa orë para se të godiste tërmeti.

Kujtojmë se më shumë se 1,300 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrimtar, me 6,000 të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve . Një pasgoditje masive me magnitudë 7.5 goditi jugun e Turqisë disa orë pas tërmetit fillestar.

Të fundit

“Një komb nuk duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri”/ Papa bën thirrje për paqe

Papa i ka kërkuar Izraelit dhe Iranit të “hedhin poshtë logjikën e ngacmimit dhe hakmarrjes”. Duke folur në audiencën e...

E rëndë në Mamurras/ Gjendet trupi i pa jetë i një 60-vjeçari në një depo uji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zheje të Mamurrasit. Rreth orës 10:00 të paradites së kësaj të mërkure, është gjetur trupi i...

Zyrtare, edhe sezonin e ri Superliga e futbollit do luhet me ‘Final 4’

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që skema “Final 4” do të vijojë të përdoret edhe për sezonin...

E rëndë! Vetvaret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, në fshatin Ngjeqar ku një 31-vjeçare është vetëvarur në banesë. Si pasojë, ka humbur jetën në spital. Një...

Biznese, apartament dhe makina luksoze/ Konfiskohen pasuritë e ‘bosit’ të mafias

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka finalizuar konfiskimin e 14 pasurive të shtetasit M.A., i dënuar...

Lajme të tjera

Web TV