Elon Musk i ofron Turqisë satelitët pas tërmetit shkatërrues, qeveria e refuzon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia dhe Siria u tronditën sot nga një tërmet me magnitudë 7.8 që la pas të paktën 2,300 viktima.

Pas tërmetit shkatërrues, Elon Musk tha se do të dërgonte ndihma përmes rrjetit Starlink “sapo të miratohet”, në një postim në Twitter.

Tweet-i i Musk ishte në përgjigje të një përdoruesi në Tëitter duke thënë se “po ndodhin mungesa të mëdha komunikimi” .

Megjthatë, qeveria turke nuk pranoi, raportoi Bloomberg.

Bloomberg raporton se një zyrtar anonim turk falënderoi Musk për ofertën e tij, por tha se vendi kishte kapacitet të mjaftueshëm satelitor dhe stacionet e tij bazë funksiononin me energji baterie, por disa zona nuk mund të pajisen me energji elektrike.

Tërmeti ka rrëzuar qindra ndërtesa në të dy anët e kufirit duke shkatërruar zonën dhe duke vrarë mijëra njerëz.

Rajoni ndodhet në një vijë thyerjeje dhe shpesh ndikohet nga tërmetet.

Një tërmet i ngjashëm ka ndodhur në vitin 1999, duke lënë pas 18,000 viktima.

 

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV