Balla ironizon protestën e opozitës: Pas dështimit të së shtunës, sot janë të tretat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat ka bërë të ditur çështjet që do të diskutohen ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Balla është pyetur dhe në lidhje me protestën e thirrur nga opozita para Kuvendit të Shqipërisë pikërisht në orën që do të nisë seanca parlamentare në 17:00, të cilën e ka ironizuar duke thënë se tradita e vendit e do që të mbahen të tretat, pas asaj që Balla e ka cilësuar “dështim i revolucionit të ditës së shtunë”.

Taulant Balla: Çështjet më të rëndësishme të kësaj jave parlamentare. Kujtoj këtu që ne kemi një sërë çështjesh që janë në proces diskutimi në Kuvendin e Shqipërisë. I kam kërkuar  kryetares të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Bushkës që të ecim me ligjet e paketës së “dekriminalizimit”. Zgjedhjet Vendore po vijnë dhe duhet të jua bëjmë të pamundur çdo personi që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, për t’u ngjitur në institucionet, në rastin në fjalë qoftë për kryetarë të Njësive Vendore apo për anëtarë të Këshillave Bashkiakë. Ata që kanë punuar në Sigurimin e Shtetit nuk duhet të arrijnë në strukturat më të larta të shtetit.

Së dyti, ka pasur një kërkesë nga ana e deputetëve të opozitës, qesharake, lidhur me pretendimin se Nikolla paska kryer shkelje të rregullores. Këshilli i Legjislacionit e ka bërë verifikimin e vet dhe raporti është gati ku arrihet në përfundimin se kryetarja e ka respektuar legjislacionin.

Së treti, Shqipëria ka disa tradita dhe pas dështimit të protestës së revolucionit të ditës së shtunë, në Shqipëri në këto raste, sot janë të tretat dhe do të keni parasysh se sot do të ketë edhe një.. Nuk e di për cfarë arsyeje duhet protestuar tek Kuvendi i Shqipërisë.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV