Berisha apel për solidarizim: Të shtohen ndihmat e Shqipërisë për Turqinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, ka kërkuar sot nga qeveria që të shtojë ndihmat për vendet e goditura nga tërmeti, sidomos për Turqinë mike, pasi ato deri tani nuk kanë qenë në lartësinë e duhur siç e meriton dhe siç i detyrohet Shqipëria.

Duke ndjekur në vazhdimësi zhvillimet dhe njoftimet për jetët e humbura dhe të plagosurit në Turqi dhe Siri, Berisha bëri këtë shënim në rrjetet sociale:

“Tërmet me pasoja kataklizmike! Tërmeti që godit Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore ishte një kataklizëm e vërtetë. Numri i viktimave të këtij tërmeti arriti në të paktën 34.179 të dielën. Numri i të plagosurve është shumë më i madh. Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës për Turqinë, që nga viti 1939. Edhe dje, pas 6 ditësh, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat disa të mbijetuar.

Ndihma të mëdha kanë shkuar nga e gjithë bota. Ndonëse Shqipëria dërgoi ekip kërkim-shpëtimi dhe ndihma në Turqi, këto nuk ishin në lartësinë e duhur dhe në detyrimin tonë ndaj një vendi fqinj dhe mik.

Dhe njëherë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave të këtij tërmeti kataklizmik dhe lutem për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Gjithashtu kërkoj shtimin e ndihmave të Shqipërisë për kapërcimin e pasojave të tmerrshme të tërmetit.”, shprehet në mesazhin e tij kryedemokrati Sali Berisha.

Berisha apel për solidarizim: Të shtohen ndihmat e

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV