FNSH dhe RENEA ‘blindojnë’ Parlamentin/ Policia merr masat për protestën e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërndarja e forcave të policisë pritet të bëhet si në protestën e të shtunës, ku një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve. Do të jenë punonjësit e rendit dhe ato  të “Shqiponjës” që do të formojnë kordonin përreth protestuesve. Pjesa më e madhe këtij kordoni, do vendoset përpara derës së parlamentit.

Ndërkohë që, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të ndahen në tre pjesë. Një pjesë do vendosen në  bulevardin “Zhan Dark”, pjesa tjetër brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe një pjesë tjetër brenda ambienteve të parlamentit, ku aty pritet të vendosen dhe autobotë me ujë, që në rast përshkallëzimi të bëhet shpërndarja e turmës.

Gjithashtu të pranishëm do jenë edhe Forca speciale të RENEA-s. Mësohet se pranë  Parlamentit do të ketë edhe punonjës të Gardës së Republikës, që do vëzhgojnë e parandalojnë protestuesit nëse do të ketë tentativë nga ana e protestuesve për të hyrë në godinë. Të gjithë punonjësit do  jenë të pajisur me maska kundra gaz.

Në zonën ku do mbahet protesta nuk do të mungojnë as ambulancat dhe zjarrfikëset, për çdo rast. Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 15:00 do ketë kufizime në qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe një pjesë e rrugës së Elbasanit. Forca policore do ketë edhe në kryeministri, në rast se protestuesit do zhvendosen për aty.

Të fundit

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Lajme të tjera

Web TV