VIDEO/ E gjithë zona mbulohet nga tymi, momenti kur hidhet në erë hoteli në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është momenti kur hotel “Bizanti” është hedhur në erë me tritol duke e rrafshuar me tokën.

Hoteli në shëtitoren e Sarandës u hodh në erë me një sasi të madhe tritoli mëngjesin e sotëm rreth orës 05.50. Nga shpërthimi hoteli u shemb dhe gjithashtu mbetën të dëmtuar disa biznese përreth.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme shpërthimi ka qenë shumë i fortë, pasi kamera e sigurisë që ka kapur momentin, shihet duke u lëkundur.

Spiro Çabiri, një ndër bashkëpronarët e këtij hoteli ka qenë në konflikt gjyqësor me bashkëpronaren tjetër Evangjeli Dhimitri dhe kjo është shënuar edhe në njoftimin për shtyp që ka dhënë drejtoria e policisë së qarkut mëngjesin e sotëm. Familjarët e ortakëve janë thirrur në polici, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Që nga viti 2002 e deri tani, dy bashkëpronarët nuk kishin gjetur asnjë zgjidhje me njëri tjetrin dhe ndërkohë proceset gjyqsore vazhdonin.

 

 

Të fundit

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Ndërsa Apple i ka marrë gjërat me ngadalë dhe është përshtatur me idenë e lansimit të një iPhone të...

Mesazhi i befasishëm, Endrit Shabani nuk i lexon lajmet e ditës

"Kemi arritur një akord së bashku dhe mandatin do ta marrë zonja Xhuveli e listës së mbyllur". Ky është mesazhi që ka dhënë sot për...

Çfarë i ndodhë trupit tuaj nëse hani shumë shalqi?

Vera ka ardhur dhe bashkë me të vjen edhe nevoja për të ngrënë ushqime freskuese, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë...

“Netanyahu është i çmendur”, amerikanët po ndryshojnë mendje për Izraelin?

Epitetet e zgjedhura nuk janë ato të leksikut diplomatik. "Një i çmendur", "një fëmijë që nuk di si të sillet", "ai bombardon gjithçka vazhdimisht". Këto...

Zjarri në Dukat/ Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, duke kërkuan ndihmën e BE-së. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV