Shpërndanin doza kanabisi afër shkollave, arrestohen dy të rinj në Kamëz (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin drogë pranë shkollave në Kamzë. Mësohet se në pranga kanë rënë Xhenario Klosi, 23 vjeç dhe Armand Thaçi, 28 vjeç. Ky i fundit kishte thyer masën e arrestit me burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjatë kontrollit fizik, Xhenario Klosit i janë gjetur 15 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Stop”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin doza kanabisi, në afërsi të shkollave, në Kamzë.

Njëri nga të arrestuarit kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për një vepër tjetër penale.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stop”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën në afërsi të dy shkollave të ndryshme në Kamzë dhe u vunë në pranga shtetasit Xh. K., 23 vjeç dhe A. Th., 28 vjeç, të dy banues në Kamzë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në afërsi të shkollave, në Kamzë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Xh. K. i janë gjetur 15 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe :  Pas festës së Pashkëve, emigrantët kthehen drejt Greqisë! Fluks mjetesh në Kapshticë

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. Th. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Dështon për herë të gjashtë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të gjashtën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe në mbledhjen e sotme, deputetët nuk kanë...

Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

U përpoq t’i arratisej policisë, por kishte bërë një gabim fatal. E në këtë mënyrë, një 20-vjeçar shqiptar përfundoi në burg në Britaninë e...

Shkencëtarët zviceranë: Po hidhni ar 22 karat në kosh pa e kuptuar! Ja pajisja ku gjendet

Jo çdo gjë që prekni mund të kthehet në ar, por me siguri disa nga ato që konsideroni plehra mund të fshehin pjesë të...

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin e njësisë administrative, çështja në SPAK!

Një incident ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia thotë se deputeti demokrat, Xhelal Mziu dhe nipi i tij...

Pas ndarjes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në konflikt me njëri-tjetrin

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck , thuhet se janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së tyre në Beverly Hills, prej...

Lajme të tjera

Web TV