Veliaj: Së shpejti në Tiranë, linjat e shpejta të autobusëve! Si dhe ku do funksionojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së shpejti në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Lajmin e ka dhënë sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili është shprehur se ky model i transportit publik gjendet sot në qytetet më të zhvilluara të Evropës, Amerikës dhe Azisë, nga Amsterdami në Çikago, nga Meksiko City në Guangzhou të Kinës.

Në videomesazhin e javës kushtuar lëvizshmërisë në Tiranë, Veliaj shpjegoi me detaje se si do funksionojnë linjat e shpejta dhe ku do të vendosen ato.

“Lajmi i mirë është se shumë shpejt Tirana nis zbatimin e projektit të “Bus Rapid Transit”, ose ndryshe në shqip, “Linja e Shpejtë e Autobusëve”, që ka mbështetjen e KFË-së dhe GIZ-it gjerman, gjithashtu edhe të Qeverisë Shqiptare. Ky sistem inovativ i transportit publik do të prekë linjat kryesore të qytetit. Pra këtu do të përfshihet Kinostudio-Kombinat, Unaza, dhe linja e Tiranës së Re”, sqaroi Veliaj.

Tre përfitimet kryesore nga ky projekt, sipas Veliajt, do të jenë: Dyfishimi i shpejtësisë së lëvizjes së autobusëve, nga 9-9.5 në 20 km/h; Do përgjysmohet koha e një cikli të plotë që përshkon një autobus i linjës urbane, nga 54 minuta që shkon Unaza do të shkojë në 24 minuta; Kapaciteti i transportit do të rritet nga 9 mijë pasagjerë në orë në 23 mijë udhëtarë në orë.

Veliaj tha se sot transporti publik në Tiranë është ende larg nga të qenit perfekt, por është shumë më mirë se ai që gjeti kur mori detyrën.

“Imagjinoni pak, kemi shtuar 3 linja të reja. Rrjetin e transportit brenda qytetit, e kemi rritur në 375Km nga 169km që ishte dhe është rritur nga 8 në 17 numri i linjave rreth-qytetase. Autobusi vinte në stacion mesatarisht çdo 37 minuta në 2015-ën. Sot kjo kohë është ulur në 7 minuta dhe duhet të ulet akoma. Nuk jemi ende atje ku duhet, por me transportin publik gjërat kanë ndryshuar shumë”, tha ai.

Lexo edhe :  Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Gjithashtu Veliaj përmendi faktin se përfundimi i Unazës së Madhe do të ndihmojë shumë në uljen e trafikut në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës. “Unaza e Madhe duhet të kishte mbaruar, keni të drejtë! Por ne humbëm 3 vjet falë politikës së sherrit dhe të zullumit, të atyre që e kanë kthyer në sport bllokimin e punëve të mira të qytetit”, shtoi ai. Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se sot Tirana ka rrugë shumë herë më të sigurta, të pajisura me sinjalistikë, në disa raste trotuare të zgjeruara dhe kangjella mbrojtëse, që makinat të mos hipin sipër. Po ashtu, rrugët kryesore kanë edhe gjithë sinjalistikën e nevojshme, që kanë rritur sigurinë e lëvizjes, si dhe janë krijuar kalimet e sigurta dhe të ndriçuara për këmbësorët.

Të fundit

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Agjencia...

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por edhe për të kompensuar shtetin...

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë rreth 50m3/sec. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV