“PD po kthehet në teatër”/ Pse Basha shfaqet sa herë humb pikë Berisha?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për Edvin Kullurin situata brenda Partisë Demokratike është kthyer në një teatër.

Sipas tij, opozita është drejt shpërbërjes totale teksa përmendi edhe dy partitë më të fundit që krijuan aleancën progresiste, atë të Bindjes Demokratike me LZHK-në e Dashamir Shehit.

Duke u ndalur te lëvizjet më të fundit të ish kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, Kulluri tha se ai nuk mund të rikthehet më si një protagonist në këtë parti. Sipas tij, ai mund të rikthehet si një figurë politike për të dhënë një kontribut për zgjidhjen e krizës që ka kapluar Partinë Demokratike.

“Situata brenda PD po kthehet në një teatër. U ka ikur memoria dhe nuk kanë plan se çfarë do të bëhet dhe të marrin përgjegjësitë që duhet të marrin. Të dielën u shkëputën dy parti të tjera aleate. Agron Duka po ashtu me vete, Idrizi është shkëputur me kohë. Jemi në shpërbërje totale fatkeqësisht.

Ndërkohë përballë një qeverie që ka kaluar çdo lloj afati të qëndrimit normal. Sa më shumë flasin aq më pak dëgjojnë. Për ca kthehet Basha? Për një arsye që të japë një kontribut për të dalë nga kjo krizë. Por nëse mendon se do të kthehet në një rol protagonisti, nuk do të ishte as gabim. as faj.

E kam thënë që në 2017 që karriera politike e Bashës si kryetar i PD u mbyll që në 2017.“, tha ai. Më tej, analisti shtoi se Berisha dhe Basha janë kthyer në një “enë komunikimi” pasi siç theksoi si, sa herë që Basha humb pikë me dështimin e protestave, Basha rishfaqet nga krahu tjetër.

Lexo edhe :  “Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

“Ka një gjë që të bën të dyshosh. Po ta vini re në këtë 1 vit e gjysmë të kthimit të Berishës në PD, sa herë që i bien pikët, del zoti Basha në krahun tjetër. Janë kthyer në një enë komunikimi të dy. Fakti është që kur Berishës i bien pikët, shfaqet Basha për t’i dhënë argumentin.“, tha ai.

Të fundit

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Kosova i jep “shuplakë” me përmbysje Armenisë në “Fadil Vokrri”

Kosova ka dhuruar spektakël para tifozëve të saj në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke regjistruar një fitore të thellë 5-2 ndaj Armenisë në një ndeshje...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, pika kufitare në Morinë shndërrohet në vend feste

Një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së...

Lajme të tjera

Web TV