Patenta tashmë 850 mijë lekë/ Gjinaj: Kemi kërkuar rritje se jemi në vështirësi ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tonin Gjinaj, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës kombëtare të autoshkollave , i ftuar këtë mesditë në rubrikën “Opinion” , foli për rritjen e çmimit të kursit të patentës, i cili do të shkojë në 850 mijë lekë të vjetra.

Ai u shpreh se ka qenë shoqata e autoshkollave që ka kërkuar këtë rritje, duke thënë se edhe në rajon çmimi është i përafërt. Sipas tij, ata kanë qenë në vështirësi ekonomike dhe se kanë pasur kohë që e kanë kërkuar këtë dyfishim të çmimit të patentës.

“Duke qenë vazhdimisht në vështirësi të madhe ekonomë, kishte kohë që ne kërkonin të përshtateshim në këtë treg dhe të mos kishim turizëm patente.

Se nuk mund ta bëjmë patentën me 200 mijë lekë të vjetra, kur Maqedonia e bën me 700 euro. S’ka pse të hidhet baltë as mbi DPSHTRR as mbi zotin Gonxhe, sepse jemi ne që kemi kërkuar të rritet çmime. Deri tani ka pasur informalitetet. Ka 6-7 muaj që ne kemi bërë konferencën e parë të autoshkollës, është ngrit grupi i punës… Jemi në vështirësi ekstreme, nuk gjejmë dot një instruktor praktike”, tha ai.

Më tej tha se qytetarët nuk duhet të dynden këtë periudhë për të bërë patentën me çmimin aktual, pasi nuk do ketë pakacitet autoshkolla.

“Mos të dynden njerëzit sepse nuk do të kenë kapacitet autoshkollat. Ne kërkojmë të jemi të barabartë”, tha ai.

 

Të fundit

I vdiq pacientja gjatë ndërhyrjes, reagon mjeku Ilir Shani: Kur doli nga salla ishte mirë

Mjeku Ilir Shani, i cili realizoi operacionin e 54-vjeçares në Durrës e cila humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, ka...

La pas mijëra viktima/ Ky është tërmeti, 9.6 ballë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë

Më 22 maj 1960, Kili ishte vendi i tërmetit më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë nga instrumentet sizmike. Me një magnitudë prej 9.5 ballë , por sipas burimeve të tjera...

Beti Njuma për ikjen e Artan Lames: Ti e bëre betejën tënde, por e keqja është më e fortë

Ikja e papritur e Artan Lames i ka shokuar të gjithë. Miqtë e shumtë kanë mbetur pa fjalë nga lajmi i kobshëm që mbërriti...

Si po përpiqen dronët-mashtrues rusë të mposhtin mbrojtjen ukrainase

Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia shpesh quhet lufta e parë e madhe me dronë. Sipas mediave të huaja, ndërsa konflikti...

E bujshme/ Luka Modric do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit legjendar Luka Modric, një lajm që ka befasuar tifozët anembanë botës. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Lajme të tjera

Web TV