Sekuestrohen 3 mln euro pasuri, dy resorte e makina, në pronësi të ‘mikut” të Aldo Bares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekuestrohen pasuri me vlerë 3 milionë euro të një 54-vjeçari , të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e tij.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi dyvjeçar të ndjekur me metoda proaktive, u zhvillua operacioni policor i koduar “Resort 2012”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit Emiljan Burba, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 21 vjet burgim, për trafik droge.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro, konkretisht:

  • 2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

 

Të fundit

Takimi në Selanik, Berisha: Mos i harroni 4 ditët në tokën e askujt në pandemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Selaniku deklaroi se "një politikë demografike e veçantë do të bëhet". "Çdo çift...

Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin, Krasniqi: Kurti po sakrifikon Haxhiun

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e Kryetares së Kuvendit. I pari që e ka bërë të...

Nga Egli ‘Super Saiyan’ deri te perlat e Loredanës/ Publikohet klipi me meme-t e BBVA 4

Mbrëmjen e kaluar u transmetua Post Big Brother VIP Albania, takimi i fundit i të gjithë banorëve në ekran, pas përfundimit të spektaklit që...

Berisha akuza Ramës/ “Po fut narko-euron në vend! Vijnë me kontejnerë në prerje 500-she”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet sot në Bilisht ku po zhvillon takime me qytetarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11...

Apeli kërkesë për informacion SPAK/ Duam bisedat në SKY ECC të Ervis e Brilant Martinaj

Gjykata e Apelit e cila po shqyrton dosjen penale ndaj Redion Hysës dhe Nikollë Sherrnikut lidhur me vrasjen e policit Xhulio Prela ka vënë...

Lajme të tjera

Web TV