Spahiu zbulon prapaskenat e bujshme: Ja si SHBA po kërkon ta ‘eliminojë’ Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spahiu, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka komentuar aktualitetin politik në vend, ndërsa ka zbardhur dhe të fshehtat e opozitës.

Spahiu është shprehur se SHBA ka kërkuar që të nisë sa më shpejt izolimi i Berishës.

Për juristin, Amerika dhe BE po shpejtojnë që të eliminojnë elementët anti-rus në Ballkan dhe para se të përfundojë lufta në Rusi duan që ti japin drejtim të gjitha çështjeve në Ballkan, pra duan të mbyllin historitë me Kosovën, me Serbinë dhe me Shqipërinë.

Sipas tij, nëse vazhdohet me Berishës në PD ose amerikanët do shkrijnë Berishën ose PD. Gjithashtu ai tha se Ilir Meta synon të marrë rolin e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Spahiu tha se arsyet se pse Meta e mbështet Berishën është se ish-presidenti ëndërron që të jetë si trashëgimtar i PD pasi Berisha është edhe në një moshë të vjetër dhe kur të largohet të mund të vijë ai. Gjithashtu, juristi ka komentuar dhe situatën në Kosovë.

Ai bën thirrje për bashkim të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu doganat edhe monedha duhet të jetë e njëjtë për të dyja vendet.

-Zoti Spahiu, si e gjeti ky 15 vjetor i pavarësisë Kosovën?

Unë do uroja që ky të jetë përvjetori i fundit të veçuar nga Shqipëria. Në këto ditë të mëdha gjithmonë duhet të përkujtojmë ata që kanë dhënë jetën e tyre për ndërtimin e shtetit të Kosovës, do thosha që pjesa më e madhe e themeluesve që ndërmorën luftën për çlirimin e shtetit të Kosovës si Hashim Thaçi janë të burgosur dhe nuk munden të festojnë më të tjerët. Ka ardhur koha për bashkim e Kosovës me Shqipërinë, pasi çdo ditë që vonon bashkimi do rrezikohet sovraniteti  i Kosovës.

-Nëse do të bashkohej Shqipëria dhe Kosova çfarë do të ndryshonte?

Në radhë të parë ky është një rast sëeet generis që një komb jeton në dy shtete me emra të ndryshme dhe herët apo vonë bashkimi do të ndodh. Problemi është se bashkimi do të ndodh atëherë  kur do të jetë në dëm të interesave të shqiptarëve apo në të mirë të interesave. Unë kam 15 vite që mbroj këtë kauzë. Pse është i rëndësishëm, sepse një jemi të vegjël në territor, në popullsi, në ekonomi dhe jemi të papërfillshëm në tregun ndërkombëtar, e vetmja që mund të na fus në tregun është bashkimi. Ne duhet që të bashkojmë kufijtë, doganat, të kemi të njëjtën monedhë dhe për faktin se pozita dhe sovraniteti Kosovës janë duke u lëkundur.

-Kryeministri Edi Rama ka folur për bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë, a po bëhet diçka për këtë bashkim apo kjo mbetet thjesht një deklaratë?

Unë i bëjë thirrje kryeministrit të vendit Edi Ramës që ka qeverisur dy dekada dhe ka mbështetjen e SHBA do ishte e papranueshme që të kalonte drejtimi i qeverisjes pa realizuar bashkimin të dy vendeve. Ai artikuloi se bashkimi do ndodh por kanë qëndrime të ndryshme me Albin Kurtin, por unë them që të mos e vonojnë bashkimin mes vendeve. Unë mendoj se Shqipëria dhe Kosova të ndara nuk janë faktor stabiliteti në rajon, vetëm bashkimi do sjell një lloj stabiliteti. Rama duhet të konsumoj çdo lloj gjuhe politike për ta arritur, nëse ata nuk do ta realizoj brenda mandatit që kanë do harrohen dhe nuk do të hyjnë në histori.

Lexo edhe :  Çfarë e tremb Saliun? Kreu i PD më shumë truporja pas vetes sesa protestues

-Tani Kosova ndodhet në një moment të rëndësishëm që ka të bëjë me asosacionin e komunave me shumicë serbe, si e shihni qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj këtij propozimi?

Unë mendoj se kemi dy Albin Kurt, kemi një Albin Kurt si kryetar opozite dhe një tjetër si kryeministër. Çdo premtim që ai ka pasur i ka braktisur dhe asgjë nuk ka çuar deri në fund deri tani. Unë them se ai ka bërë zgjedhjen më të keqe, sepse ka pasur mundësi të jap dorëheqjen dhe të thotë të mos e firmos  dhe ta shtyj që të fitoj  kohë, dhe ky ka qenë varianti më i keq. Albin Kurti sa më shumë vonon më keq është, të shohim se ca do ndodh, por një gjë është e sigurt se amerikanët do ta realizojnë projektin franko-gjerman, për herë të parë Amerika dhe BE kanë një projekt. Kurti ka kundër perëndimin, veriun ka kundër opozitën e Shqipërisë dhe elektoratin, në këtë vendim nuk ka mbështetje dhe ndihet i vetmuar.

-Si i shihni protestat e opozitës dhe seancat e tensionuara në Kuvend, sipas jush çfarë do të sjellin këto protesta?

Në të njëjtën orë që zhvillohen protesta në Shqipëri janë bërë protesta edhe në Serbi nga opozita serbe me parullat jemi pro Rusisë jemi kundër Amerikës. Në Tiranë protestohet nga një grup që është në listën e zezë të SHBA. Dhe ka një sinkronizim të ngjarjeve, sepse Amerika dhe BE po shpejtojnë që të eliminojnë elementët anti-rus në Ballkan dhe para se të  përfundojë lufta në Rusi duan që ti japin drejtim të gjitha çështjeve në Ballkan, pra duan të mbyllin historitë me Kosovën, me Serbinë dhe me Shqipërinë. Ka një qëndrim nga SHBA se kush shkon pas Berishës do hanë bar që përkthehet do të thotë se nëse vazhdohet me Berishës në PD ose do shkrijmë Berishën ose PD sepse në pushtet nuk vini.

-Nëse PD është në prag të asgjësimit, po Rama është drejt asgjësimit  sepse ka një hetim nga SHBA?

Edi Rama është asgjësuar me kohë nga pakënaqësia që ka populli ndaj tij. Rrogat në vend janë të ulëta dhe çmimet janë të larta dhe është më vështirë se të jetosh në Afrikë sesa në Shqipëri dhe Rama i ka mbushur orët e punës dhe ai rri aty se ka kapur pushtetin me Berishën. Berisha e di se nuk vjen në pushtet edhe sikur ta votojnë nuk e do Amerika dhe Anglia.

-Një tjetër protestë është thirrur  në datën 3 mars kur do të jepet edhe një vendim nga Gjykata Apelit, një koment lidhur me këtë?

Të gjitha protestat e Berishës kanë qenë në ditën kur mbahej mbledhja për logon. Arsyet se pse Meta e mbështet atë është se Meta ëndërron që të jetë si trashëgimtar i PD pasi Berisha është edhe në një moshë të vjetër dhe kur të largohet të mund të vij ai.

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV