Vrasja në Athinë/ Si nisi sherri mes shqiptarëve, policia në kërkim të autorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e të martës në një lokal në Athinë. Sipas mediave greke një grup prej shtatë shqiptarësh pasi kanë mbërritur në lokal kanë nisur të debatojnë mes tyre. Si pasojë e tensioneve të ashpra, kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit, ku kanë vazhduar të debatojnë sërish. Në këtë moment një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Për pasojë është plagosur 30-vjeçari dhe nga plagët e marra ka humbur jetën.

Mediat greke shkruajnë se sipas informacioneve paraprake i riu shqiptari është vrarë aksidentalisht, pasi nuk ka pasur lidhje me grupin e shqiptarëve që u përleshën.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Oficerët e policisë kanë rrethuar zonën ku ende vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kërkimet për kapjen e autorëve. Sakaq efektivët gjetën në vendin e krimit, një fuoristradë e tipit amerikan, 9 gëzhoja, një plumb të deformuar dhe një pistoletë 9 game.

Të fundit

Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA pasi sëmuret, nuk arrin të takohet me Trump!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi është sëmurë, kanë raportuar...

Tom Doshi, i ashpër me kryebashkiakun Benet Beci: Bën punën e PD në bashki

Kryetari i PSD Tom Doshi ishte përsëri shumë i ashpër me  kryetarin socialist të bashkisë së Shkodrës Benet Beci duke akuzuar atë se po...

Historike/ Enkileda Carja dominon botën! Peshëngritësja kuqezi thyen 3 rekorde evropiane

Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja është shpallur kampione bote në Botërorin e Peshëngritjes për moshat deri në 17 vjeç që po mbahet në kryeqytetin e Perusë, Lima....

Itali/ U hodh nga kati i tretë i shtëpisë, humb jetën tragjikisht 14 vjeçarja nga Vlora

Humb jetën një vajzë 14 vjeçare shqiptare, banuese në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos. Mediat italiane shkruajnë se adoleshentja u...

Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci

Një pensionist 74 vjeçar nga një fshat pranë Maliqit udhëton çdo mëngjes me autobus drejt Korçës për t’i dhënë mbesës së tij mundësinë e...

Lajme të tjera

Web TV