Rama viziton Muzeun e Paqes në Hiroshima: Historia këtu është unike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama vizitoi ditën e sotme Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima ku pa nga afër dëshmi të një pjese të errët të historisë së Japonisë, ku në mbyllje të vizitës në muze nënshkroi librin e të ftuarve të nderit. Ai u ndal gjithashtu të fliste për të pranishmit, duke e cilësuar këtë vizitë si një përvojë të veçantë humanizmi për gjithë njerëzimin.

“Është padyshim një përvojë e mahnitshme vizita në vendin tuaj dhe të njohësh nga afër njerëzit tuaj të mrekullueshëm.

Në Japoni, kjo është pika kulmore e vizitës tonë. Është tejet e rëndësishme sepse është një përvojë e veçantë humanizmi dhe për krejt njerëzimin. Unë dëshiroj shumë që kjo përvojë të na shërbejë të gjithëve si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. As nuk mund të imagjinohet të luhet me armët bërthamore, ashtu siç luhet me lodrat e fëmijëve. Nuk duhet njeri të guxojë as të çojë në mend të kërcënojë qytetërimin tonë me bomba bërthamore.

Unë jam i nderuar që vizitoj këtë vend që ka vuajtur dhe ka një histori unike. Për mua personalisht, do të jetë diçka që do ta kujtoj dhe do të shërbejë si një mësim për të gjithë e përgjithmonë. Faleminderit Hiroshima dhe Zoti e bekoftë popullin e mrekullueshëm japonez.

Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm, të gjithë ata që e bënë të mundur këtë vizitë, unë do të dëshiroja që të gjithë njerëzit e kësaj bote të mund të vinin e ta vizitonin këtë vend sepse është diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe me siguri vlen më shumë se një mijë faqe lexime historie.

Kishte shumë njerëz që menduan se pushtimi i Ukrainës do të bëhej brenda një jave, por ja ku jemi, pas një viti rezistence heroike të popullit të Ukrainës. Falë dhe mbështetjes së botës demokratike, jo vetëm që Ukraina nuk u pushtua, por është bërë e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë.

Lexo edhe :  Shqipëria vendi i nderit në Panairin e Turizmit në Berlin,mbahet konferenca

Ju jam mirënjohës që keni ardhur këtu të më bëni pyetje. Dua të shtoj vetëm një gjë. Po shikoj se po ndërtohet një stadium dhe që tani e tutje do të jem tifoz i çdo ekipi të Hiroshimës, në çdo lloj sporti.

Ju uroj gjithë të mirat dhe të jeni kampion në çdo disiplinë sportive”, – u shpreh Kryeministri Rama.

Të fundit

Sali Berisha drejt gjykimit/ Dosja “Partizani”, mbahet seanca paraprake në GJKKO

TIRANË- Prej pres 09:30 minuta, në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Gjykata pritet të vendose nisjen...

Berisha i përgjigjet me zhaba e hardhuca Ramës për “Bufin e Kënetës”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit iu referua liderit demokrat si “Bufi i...

Policët bashkëpunonin me eksponentë të krimit/SPAK sekuestron 90 pasuri të të arrestuarve

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars,...

Manastirliu: TikTok-u do mbyllet për 12 muaj, kemi nisur komunikimin me përfaqësuesit

Ministrja Ogerta Manastriliu tha se do mbyllet TikTok për 12 muaj. Ministrja Ogerta Manastriliu tha se do mbyllet TikTok për 12 muaj. “Kufizim aksesi për një periudhë 12...

Zotohet Berisha/ Do ndërtojmë mikro HEC-e në lagje e komunitete për energji falas!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një vizion ambicioz për sektorin energjetik të Shqipërisë, duke premtuar një “bum të madh energjetik” bazuar...

Lajme të tjera

Web TV