28 Shkurt 1986/ Vritet kryeministri suedez Sven Olof Palme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Palme udhëhoqi Partinë Socialdemokrate suedeze gjatë viteve 1969-1986, ndërsa kishte vetëm 2 vite që po ushtronte detyrën e kreut të qeverisë. Ai ishte një figurë e rëndësishme, e njohur dhe  polarizuese brenda vendit, si dhe në politikën ndërkombëtare që nga vitet 1960.

Ai ishte i palëkundur në politikën e tij të pavarur nga superfuqitë, duke e shoqëruar me mbështetje për lëvizjet e shumta çlirimtare në Botën e Tretë pas dekolonizimit. Ai qe kryeministri i parë i një qeverie perëndimore që vizitoi Kubën, pas revolucionit që ndodhi  atje.

Duke qenë shpesh kritik i politikës së jashtme amerikane dhe sovjetike, Palme artikulonte kritika të ashpra dhe shpesh polarizuese ndaj ambicieve imperialiste dhe regjimeve autoritare, duke përfshirë ato të Francisco Franco të Spanjës, Leonid Brezhnevit të Bashkimit Sovjetik, Antonio de Oliveira Salazar në Portugali, Gustav Husak në Çekosllovaki, si dhe B.J.Vorster  në Afrikën e Jugut.

Denoncimi i krimeve të luftës nga trupat amerikane në Vietnam, solli një ngrirje të përkohshme në marrëdhëniet Suedi-Shtetet e Bashkuara. Afër mesnatës së 28 shkurtit, ai ishte duke u kthyer shtëpi pasi kishte qenë në kinema me gruan e tij Lisbet, në rrugën qendrore të Stokholmit, Sveavägen, kur u qëllua nga prapa.

Një e shtënë e dytë plagosi edhe Lisbet. Palme u shpall i vdekur sapo mbërriti në spital, ndërsa Lisbet mbijetoi pa lëndime serioze. I dyshuari kryesor për vrasjes ishte Christer Pettersson, një kriminel i rëndomtë dhe i ndërvarur nga droga. Ai u dënua, por më pas fitoi pafajësinë në Gjykatën e Lartë. Vrasja e Olof Palmes, mbetet ende sot e pazbardhur.

Kalendar

28 Shkurt 1692 – Fillon Gjuetia e Shtrigave – histeria që përfshiu fshatin Salem në Masaçusets SHBA, gjatë së cilës 23 persona u ekzekutuan me varje, nën akuzën e e paktit me Djallin.

Lexo edhe :  Lista e ndershme muzikore e Ana Matronic

28 Shkurt 1759 – Papa Klementi XIII, lejon që Bibla të përkthehet në gjuhë të ndryshme.

28 Shkurt 1867 – Marrëdhëniet 70-vjeçare të Selisë së Shenjtë me Shtetet e Bashkuara, marrin fund me një ndalim të Kongresit për financimin e ambasadorëve diplomatikë në Vatikan. Raportet mes dy vendeve do të rivendosen vetëm më 10 janar 1984.

28 Shkurt 1922 – Mbretëria e Bashkuar, i jep fund protektoratit të saj mbi Egjiptin, përmes një Deklarate të njëanshme të Pavarësisë.

28 Shkurt 1985 – IRA kryen një sulm me mortajë në stacionin policor mbreteror në Ulster, duke vrarë 9 oficerë.

28 Shkurt 1991 – Përfundon Lufta e Parë e Gjirit Persik, me disfatën e Irakut.

Të fundit

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Lajme të tjera

Web TV