Balluku në nënstacionin elektrik të Vorës: Synimi, të ulim humbjet në rrjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot punimet në nënstacionin elektrik të Vorës.

“Duhet thënë që kemi ndërtuar 11 nënstacione të reja në këto vite. 2200 kabina të gjitha të reja, mbi 500 mijë matës smart që janë vendosur në të gjithë Shqipërinë dhe ndërkohë, ashtu siç e kemi thënë edhe herë të tjera, tashmë ne kemi një plan të qartë për të filluar dhe për të pajisur të gjitha kabinat, 26 mijë kabina, me smart metër dhe më pas të kalojmë në fazën përfundimtare për të bërë të njëjtën gjë me të gjithë abonentët tanë.

Është shumë e rëndësishme gjithashtu nga 42% që e ka pasur kjo zonë nivelin e humbjes, në 7% që është pothuajse niveli europian i humbjes.

Ky është synimi jonë që ne të arrijmë 6 deri në 4% të nivelit të humbjes teknike, duke qenë se këto janë parimet, kërkesat dhe kriteret e Bashkimit Europian”, deklaroi Balluku, ndërsa shtoi se energjia elektrike gjithmonë do të jetë një problem për Republikën e Shqipërisë derisa ne të arrijmë që të prodhojmë ato 4 tera plus që janë në planin tonë strategjik për t’u prodhuar deri në vitin 2030.
“Energjia elektrike gjithmonë do të jetë një problem për Republikën e Shqipërisë derisa ne të arrijmë që të prodhojmë ato 4 tera plus që janë në planin tonë strategjik për t’u prodhuar deri në vitin 2030, përmes ndërtimit të Skavicës, përmes ndërtimit dhe operimit të TEC-it të Vlorës, shtimit të kapaciteteve të parqeve fotovoltaike, jo vetëm atë të Karavastasë, por edhe të të Spitallës dhe shumë iniciativa të tjera private të cilat po ndërmerren në këto kohë.

Lexo edhe :  Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksat e larta

E gjithë kjo paketë do të arrijë që ti ofrojë Shqipërisë 4 tera plus, përveç prodhimit që ne kemi sot, duke na bërë kështu një vend eksportues neto dhe jo një vend importues që jemi sot”, u shpreh Balluku.

Nënstacioni elektrik në Vorë garanton sot një cilësi furnizimi me energji elektrike shumë herë më të mirë. Investimi i realizuar ka fuqizuar dhe rritur ndjeshëm kapacitetet e nënstacionit, i cili furnizon me energji elektrike afro 15 mijë banorë dhe 3 mijë biznese.

Të fundit

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë...

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim përpara çdo bisedimi me Presidentin...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Lajme të tjera

Web TV