Horoskopi i datës 1 mars 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Sot është dita e përshtatshme për ju të dashuruarit qe t’i zgjidhni më në fund njëherë e mirë problemet që keni pasur më parë. Po i latë gjërat pas dore situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Beqarët do dashurohen kokë e këmbë me një person, i cili më parë nuk ju ka pëlqyer shumë. Në planin financiar do kaloni edhe momente të vështira, megjithatë falë ndihmës së të afërmve do ja dilni mbanë.

Demi

Nëse doni që gjerat të ecin mirë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite mundohuni ta respektoni tjetrin dhe ta lini atë të flasë lirisht. Me ndrydhje dhe kufizime për çdo gjë nuk keni për të vazhduar gjatë bashkë. Beqarët do kenë një dite goxha romantike dhe të mbushur me takime të veçanta. Në planin financiar, do jetë Mërkuri ai që do ju mbështesë fort.

Binjakët

Ditë e mbushur me momente të lumtura ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Problemet e së shkuarës do i harroni njëherë e përgjithmonë. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre, sepse edhe ashtu si janë do përjetojnë momente fantastike. Miqtë nuk do i lënë vetëm asnjë moment. Financat do jenë të favorizuara dhe mund të bëni edhe disa investime.

Gaforrja

Në mëngjes do i rregulloni disa probleme të vogla që keni pasur me partnerin tuaj, por sërish pasdite do fillojnë tronditjet. Beqarët do kenë pafund takime dhe me siguri që do mund të fillojnë edhe lidhje te qëndrueshme. Gjithsesi mirë është që për gjithçka të mendohen dy herë para se të hedhin hapa. Buxheti do jetë i paqëndrueshëm kështu që shmangni shpenzimet e tepruara.

Luani

Ditë përgjithësisht pozitive ka për të qenë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Në çdo moment do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret për fat te keq do vazhdojnë të kenë një ditë të mërzitshme dhe pa takime emocionuese. Në planin financiar, situata ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e gjithë kjo falë një projekti të madh të përfunduar me sukses.

Virgjëresha

Nëse nuk doni të keni probleme serioze në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite, mundohuni të respektoni dhe të pranoni çdo mendim të tjetrit. Keni për ta parë që mbrëmja do jetë më dinamike nëse veproni kështu. Beqaret do kënaqen pafund nga ftesat që do iu bëhen dhe me dikë do pranojnë të hedhin edhe hapa me tej. Financat do kenë disa probleme të vogla, por pa pasoja.

Peshorja

Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sot ju të dashuruarit, sepse yjet do ju mbështesin fort dhe do iu bëjnë të hidhni hapat e duhura. Beqarët do bëjnë mire të mos nxitohen për asgjë, sepse nëse hedhin hapa të gabuara e gjithë jeta do ju shkojë keq. Yjet për fat te mirë do iu ofrojnë mundësi të shkëlqyera dhe gjendja ka për t’u përmirësuar tej mase. Mund të bëni edhe investime.

Lexo edhe :  Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj ditën e sotme

Akrepi

Do jeni tej mase tolerant dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Marrëdhënia juaj do jetë aq e bukur dhe e ngrohtë saqë të gjithë do duan t’iu kopjojnë. Beqarët ka mundësi të marrin vendime radikale pa u menduar gjatë dhe ky mund të jetë një gabim. Buxhetin mbajeni në gjendjen që e keni dhe mos kërkoni me ngulm e me çdo mënyrë përmirësime.

Shigjetari

Të dashuruarit yjet do i kenë gjatë gjithë kohës pranë sot dhe ato do ju ndihmojnë te arrini çdo gjë që dëshironi. Qetësia, harmonia dhe emocionet do jenë fjalët që do e përshkruajnë më mirë këtë ditë. Beqarët edhe sikur të duan nuk do ju qëndrojnë dot indiferentë disa personave. Priten surpriza për ta. Me financat do dini si të silleni gjithmonë dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Bricjapi

Ditë e qetë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni shumë më të logjikshëm dhe do arrini të vendosni pikat mbi “i” për gjithçka që keni kaluar. Beqarët do kenë disa takime interesante, por njëherë për njëherë do preferojnë të presin para se të hedhin hapa te mëdha. Financat kanë për të qenë goxha teë mira, kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër për gjëra të domosdoshme.

Ujori

Për ju do ndryshojnë shume gjëra sot dhe gjithçka do varet nga sjellja që keni pasur së fundmi me partnerin. Nëse nuk jeni treguar të matur me fjalët dhe gjestet, do keni tronditje. Beqarët do i kenë idetë shumë më të qarta dhe do pranojnë të dalin me disa persona. Në planin financiar do duhet më shumë maturi se kurrë ndonjëherë më parë, sepse po filluan problemet, vështirë se gjendja mund te rregullohet shpejt.

Peshqit

Ditë e mbrojtur nga yjet ka për të qenë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Nuk do debatoni për asgjë me partnerin dhe nga ana tjetër mund të kërkoni edhe falje për gabimet e bëra në të shkuarën. Beqarët nuk do ndihen gati për te hedhur hapa dhe do preferojnë të qëndrojnë plotësisht vetëm. Në planin financiar duhet t’ia dilni me pak, sepse as sot nuk do ketë përmirësime.

Të fundit

KLP: Qeveria të respektojë pavarësinë dhe integritetin e tyre profesional

Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka reaguar sot (12 Shkurt) edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndaj deklaratave të...

Bashkia me kryetar të ri/ Si paraqitet atmosfera, pas komandimit të Anuela Ristanit

Në bashkinë e Tiranës, sot ka qenë një ditë normale pune. Gazetarja Ajgena Korbi raporton se kryetarja e deleguar, Anuela Ristani  ka qene në zyrë...

Kthehet në Amerikë mësuesi i liruar nga Rusia, pritet nga presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump priti mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë mësuesin amerikan . pas lirimit të tij nga Rusia ku ishte arrestuar që nga gushti...

Vota e diasporës/ 157 mijë aplikime, miratohen 125 mijë! Refuzohen mbi 32 mijë të tjera

Mbi 157 mijë emigrantë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Mbi 157 mijë emigrantë kanë aplikuar për t’u bërë...

Zbardhen detaje nga seanca në GJKKO, Erion Veliaj – prokurorit Dado:E ke personale me mua

Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Erion Veliajt në GJKKO Kryebashkiaku i Tiranës i drejtohet Olsi Dados: “Ti...

Lajme të tjera

Web TV