Ja si Berisha do përfundojë nën ‘çatinë’ e Metës për zgjedhjet e 14 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analistja dhe juristja e njohur, Brisida Gjikondi komentoi në një studio televizive situatën brenda Partisë Demokratike.

Gjikondi u shpreh se kjo është një kartë për t’i thënë elektoratit që Rama po na dëmton edhe politikisht.

“Është vetëm për të treguar që vendimi ka qenë politik dhe për të pasur një kartë për t’i thënë elektoratit që ne Rama po na dëmton politikisht.

Karta e fundit që i ka ngelur Berishës dhe Metës është nacionalizmi. Spoti për 3 marsin i publikuar është mediokër. Berishës i duhen të gjithë strukturat e Metës për të mbështetur kandidatët e tij”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse “strukja” e Berishës nën “çatinë” e Ilir Metës është fyese për ish-kryeministrin, ajo u shpreh se ata janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, e ndaj nuk është fyese.

“Ata janë aq të ngjashëm sa nuk i ndan dot ku mbaron njëri dhe fillon tjetri. Nuk e besoj se është fyese. E gjithë klasa e politikës është për përlyer me sponsorizime të fshehta me mos ndëshkime. Shohim ministra të Ramës që këta i marrin në mbrojtje tani që janë të shkarkuar. Gjithë ky infeksion në politikën shqiptare, mbijeton vetëm për një arsye për mosfunksionim i drejtësinë mbi këto figura me kartel të korrupsionit të  lartë në Shqipëri”, u shpreh ajo.

Ndërkohë Gjikondi thotë se më 3 mars nuk përjashtohet që çështja e vulës në PD të çohet për rigjykim në Gjykatën e Tiranës.

“Kam përshtypjen që situata është dydimensionale, sepse asnjëra nga dyja palët e PD nuk i ka letrat në rregull. PD i është larguar vetvetes dhe gjasat më të mëdha se më 3 mars, që presupozohet që do bëhet një revolucion, ka gjasa që çështje të çohet për rigjykim te Gjykata e Tiranës. Gjasat duket se do rikthehet për rigjykim. Një rikthim i bie zero vulë, zero financa dhe zero legjitimitet dhe mospërfshirje në zgjedhjet lokale”, nënvizoi analistja dhe juristja e njohur, Brisida Gjikondi.

Të fundit

Ndyshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni xhenxhefil për një muaj

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në...

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në BBV! Ngjarja që tronditi banorët

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka tronditur ditën e sotme shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje...

Pse të gjithëve u pëlqejnë thashethemet?

Fundi i dashurisë mes Tottit dhe Ilary Blasi është vetëm shembulli i fundit i mrekullueshëm. Edhe dy njoftime për shtyp (një, padyshim) trumbetuan kudo për...

“Ke rënë brenda ore kafshë”, Silvi-Romeos: S’po bëj lojë, më pëlqen Erjola

Gjatë një bisede në BBV3 Romeo ngacmon Silvin për Erjolën. Ai dhe Julia e pyesin nëse vërtet ka pëlqim për të apo thjesht e...

Trump shënon sërish fitore, nuk ndal sulmet për kundërshtarin e mundshëm Joe Biden

Donald Trump fitoi një sërë garash presidenciale republikane të shtunën, duke iu afruar më shumë faktit i të qënit kandidati i partisë në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV