22.5 mijë ton naftë kontrabandë nga Rusia, arrestohet kapiteni i anijes në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto janë pamjet e aksionit të policisë për sekuestrimin e anijes me 22.500 ton naftë kontrabandë që u bllokua pak ditë më parë 6 milje larg Portit të Durrësit.

Urdhri për sekuestrimin e anijes ishte firmosur më datë 24 shkurt por sekuestrimi u bë dy ditë më parë për shkak të motit të keq.

Ndërsa ditën e sotme policia ka publikuar pamjet e aksionit të sekuestrimit. Në pranga ka rënë edhe kapiteni i anijes Aleksei Smaznov me pasaportë ruse, ndërsa 22 marinarët janë në anije.

Më 20 shkurt, u bë i ditur lajmi se 6 milje larg portit të Durrësit prej ditësh ishte bllokuar nga autoritetet, anija çisternë “Grace Felix” me 22.500 ton naftë kontrabandë në bordin e saj. Anija kishte destinacion “Romano Port” ku do të shkarkonte ngarkesën për llogari të kompanisë shqiptare “Bella Gaz” me pronar Ilir Bellën.

Autoritetet doganore dhe ato policore dyshojnë se nafta është me origjinë nga Rusia, ndërsa ka dyshime se ngarkesa shoqërohet me dokumente false.

Burimet thane se anija është ngarkuar në Azerbaixhan me naftë ruse në një kohë që drejtuesi i anijes deklaron se ngarkesa është marrë në portin grek të Kallamatës nga një tjetër anije çisternë.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV