Masakra me 3 të vrarë/ Ish-bashkëjetuesja rrëfen tmerrin: Më trajtonte si ‘skllave’…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet dëshmia e Elena Hysës, e cila dje u plagos nga Dan Hutra.

Ish-bashkëjetuesja e Hutrës, në kallëzim e saj ka rrëfyer dhunën barbare fizike dhe psikologjike që 40-vjeçari ushtronte ndaj saj.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, 25-vjeçarja ka rrëfyer në detaje abuzimin dhe se si Hutra e trajtonte atë si ‘skllave’.

Sipas dosjes, thuhet se dhuna kishte nisur 1muaj pas fejesës së saj me Hutrën.

“Një muaj pas fejesës, nisa bashkëjetesën me të”, është shprehur e reja. Ajo ka deklaruar në kallëzimin e saj disa episode ku është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ky shtetas në ditë të ndryshme dhe është trajtuar si shërbëtore nga ai.

Elena Hysa ka pohuar se i fejuari i saj i kërkonte që t’i hiqte dhe t’i vishte çorapet nga këmba, mëngjesin dhe kafen t’ia çonte te krevati. Kallëzuesja ka pohuar se është goditur me shpulla në prezencë të nënës së tij, Mislime Hysa. Gjatë gjithë bashkëjetesës, e reja ka rrëfyer se i është ndaluar të dalë nga shtëpia dhe nuk është lejuar që të qëndrojë në asnjë moment e vetme brenda mureve të banesës.

“Pas disa ditësh ka pasur disa shqetësime shëndetësore dhe së bashku me vjehrrën e saj kanë shkuar në farmaci ku kanë marrë një test shtatzënie. Pasi e ka aplikuar, ka rezultuar pozitiv dhe menjëherë ka telefonuar Danin për t’i dhënë lajmin.

Ai e ka pritur shumë mirë lajmin dhe kanë organizuar një darkë familjare, ku kanë qenë të ftuar të dy familjet. Pas kësaj ata kanë bërë një eko barku dhe disa analiza. Në mbrëmje Dai ka komunikuar me spitalin, ku ka marrë rezultatin e analizave, por nuk ka treguar gjë. Në mëngjes Dani i ka thënë; më ke hy në gjak”, por nuk ka treguar arsyen. Ai i kishte thënë familjarëve të tij se Elena ishte e sëmurë dhe jo shtatzëne, pasi ato e telefonin për të pyetur se si ishte gjendja.

Lexo edhe :  Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro...

Duke u ndodhur në të tillë situatë, kallëzuesja është larguar nga banesa dhe ka shkuar te prindërit. Atje më pas ka vajtur shtetasi Dan Hutra, duke iu drejtuar babait të saj me shprehjen; Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia””, thuhet në dosje.

Të fundit

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 –...

Lajme të tjera

Web TV