Seanca plenare/ Berisha “presion” Ramës një ditë para Kuvendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot do të ketë një seancë maratonë në Parlamentin Shqiptar. Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për lidhjen me ish-agjentin e FBI-së McGonigal. Sipas Berishës do të ketë fakte të reja se si Rama bashkëpunonte me ish-agjentin amerikan.

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me grupin parlamentar të PD, duke disktuar detaje se çfarë do të ndodhë nesër në kuvend, kur edhe është caktuar mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen e McGonigal. Lideri demokrat u shpreh se në seancën e nesërme, opozita do të tregojë të gjitha faktet që lidhin Ramën me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal. “Unë kam bindjen se nesër në parlament, atij do t’i numërohen në sy një për një, e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ka kryer me një tradhtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën sensitive të sigurisë së SHBA. Shqiptarët duhet të njihen me qindra denoncime të mediave amerikane botërore në të cilat dilnin tre personazhe të zeza, Oleg Deripaska, McGonigal tradhtar i SHBA dhe Edi Rama supermafioz që e kontrakton atë si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare dhë që shndërron Tiranën në epiqendër të gjobave që McGonigal dhe Ducka e Neza prisnin ndaj biznesmenëve shqiptarë”, ka thënë Sali Berisha gjatë takimit me deputët, një ditë para seancës plenare. Sipas tij debati i ditë së sotëm ka një interes të jashtëzakonshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaj, sipas tij, PD duhet të bëjë gjithçka.

“Ta pasurojmë me çdo element të veprimtarisë së Ramës e McGonigal në Shqipëri”, tha ai, duke ju këkruar deputetëve që të gjejnë gakte të reja. “Duhet të hetojmë përfitimet direkte të këtij grupi mafioz, me veprimtarinë e tyre mafioze në Tiranë. Duhet hetuar, listat e shpërndara në të cilat dalin qartë emrat e Ramës, Bashës etj. Afera është një aferë e pashembullt, kalon nga përpjekja për asgjësimin e opozitës te lobimi për kompani të tjera pro ruse.Shumë e rëndësishme që shqiptarët të mësojnë të vërtetën nesër”, tha Berisha në mbledhje grupi. Sipas tij Rama ka mashtruar shqiptarët me versionin që dha në lidhje me marrëdhënien që ka me McGonigal. “Rama i mashtroi shqiptarët, mori në mbrojtje të hapur McGonigalin. Ai tha bënte punën e FBI në Tiranë, kur u pyet cfarë bënte në restorantet e Tiranës, pra puna për të pre gjpba. E u shpreh se ai nuk ka prerë gjoba. U shndërrua në një avokat të tij me moton “mos më shit se nuk po të shes”. Ai do marrë dënimin në vendin e tij, Edi Ramën e pret i njëjti dënim në Shqipëri”, tha Berisha.

Të fundit

Idiotët që thonë se Joridës ja paska siguruar votat Rama, pranojnë që Berisha ka ngordhur

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar sulmet e Adriana Kalasë, ndaj Jorida Tabakut, duke pretenduar se votat kësaj të fundit,...

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Shqiptarët nuk do të humbasin asnjë ditë pune

Nga 1 Qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Olta Manjani, zv.ministrja e Ekonomisë, në një...

Mbeti jashtë Kuvendit për pak vota/ Reagon Blerina Gjylameti

Kandidatja Blerina Gjylameti, ka reaguar me një mesazh falënderues dhe reflektues përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e saj në Facebook, Gjylameti...

Skandali trondit qeverinë e Macron/ Nestlé France akuzohet për falsifikim të ujit mineral

Pallati Presidencial francez dhe Emmanuel Macron janë në qendër të një skandali të rëndë politik dhe të konsumatorëve, pasi zbulohet se Nestlé Waters, kompania...

PD në zgjedhje, si dyqani politik i Berishës! Në 2021 mori 3600 vota në listë të mbyllur!

Analisti Denis Dyrnjaja ishte i ftuar ditën e sotme në Report Tv në një intervistë me Nertil Agalliun, ku tha se humbja e Partisë Demokratike në...

Lajme të tjera

Web TV