Arbana më e paguara në “Instagram”, ja sa merr për një postim moderatorja e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë edicion të dytë të spektaklit, moderatorja Arbana Oasmani po vërteton edhe njëherë se mbetet ndër prezantueset më të afta në vendin tonë, duke ia dalë të mbajë mbërthyer audiencën, por edhe të menaxhojë situatat që krijohen.

Natyrisht që edhe për vetë Arbanën, kjo është një periudhë e ngjeshur, por duhet thënë edhe e frytshme. Në rrjetet e saj sociale, shifrat rriten përditë, duke u përkthyer në një biznes për të.

Kështu që nga nisja e “Big Brother”, për të janë shtuar ndjekësit, por edhe kontratat e bashkëpunimit, e për rrjedhojë edhe tarifat e publikimit në rrjetet sociale. Nëse e keni vënë re, në “Intagram”- in e saj, ka një sërë bashkëpunëtorësh, që prej kohësh pasqyrohen prej saj në rrjetet sociale.

Por duket se me famën që “Big Brother” ka, janë shtuar ndjeshëm edhe bashkëpunimet për të, si rrjedhojë edhe çmimet. Aktualisht, Arbana Osmani është ndër personat më të kërkuar për bashkëpunime në rrjetet sociale, por edhe ndër më të paguarat.

Një postim në faqen e saj, kap shifrën e 5 mijë eurove, duke mbajtur kështu fronin sa i përket “Instagram”-it. Një vlerë po e lartë është edhe për “story” e saj në rrjetet sociale, që shkon deri në 1500 euro shkruan Panorama Plus.

Në nisje të këtij spektakli, Arbana Osmani humbi një numër të madh ndjekësish, për shkak të një konflikti të ndodhur brenda në shtëpi. Shumë prej tyre kanë akuzuar produksionin e “Big Brother VIP” të cilët shpreheshin se po i bëjnë një “padrejtësi” Luizit dhe kjo gjë duket se reflektoi dhe tek moderatorja e spektaklit Arbana Osmani.

Prezantuesja humbi plot 2 mijë “followers” në më pak së 24 orë në llogarinë e saj në “Instagram”, ku është dhe tepër aktive. Nga 938 mijë ndjekës, Arbana ka rënë në 936 mijë ndjekës. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga moderatorja e cila “shfrytëzoi” dhe një moment gjatë spektaklit për ta treguar këtë.

Lexo edhe :  I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

Armaldo i kërkoi që gjatë spektaklit të “Big Brother” të reklamojë “Instagram”-in e Teatrit, mirëpo Arbana iu përgjigj me humor duke i thënë se po humb ndjekësit e saj për fajin e tyre.

Por sot që flasim, Arbana ka në llogarinë e saj më shumë 945 k, duke qenë ndër personazhet më të ndjekur. Kryesisht, “Instagram”-in moderatorja e përdor për bashkëpunimet e saj, duke e shndërruar në biznesin më perfekt.

Natyrisht që deri në fund të këtij spektakli, vëmendja për të do të jetë e madhe, ashtu edhe si kërkesa për të bashkëpunuar. Nëse vitin e shkuar, në këtë periudhë, ajo dhe Bora Zemani mbanin fronin sa i përket pagesave të larta për postimet në “Instagram”, këtë vit, Arbana nuk njeh rivale.

E duket se pas suksesit të “Big Brother”, për të ky është një tjetër sukses që kulmon pikërisht me periudhën kur edhe “reality” transmetohet.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV