“Duhet të arrestohen ata që e liruan Hutrën nga burgu”, gazetarja: Edukoni djemtë tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Kozeta Kurti ka krijuar një festival vetëm për gruan shqiptare.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar detaje nga aktivitetet, diskutimet dhe shfaqjet teatrale në FemFest ’23.

Ndër të tjera, ajo e ka lidhur edhe me ngjarjet tr onditëse që kanë ndodhur së fundmi, siç ishte rasti i Dan Hutrës i cili vrau 3 gra për 7 orë.

Kurti ka thënë se duhet të arrestohen njerëzit që i bën atij nderet e jetës, duke e nxjerr nga burgu 3-4 herë. Sipas gazetares, gjithçka fillon nga edukata që prindi i jep fëmijës dhe barazia mes gjinive.

“365 ditë nuk do të ishin të mjaftueshme, jo nga 24 orë, por nga 48 orë, as për këtë festival dhe as për festivale të ngjashme me të. Jo më larg se 48 orë më përpara ndërkohë që ne flasim për pr oblemet me dhu nën, me disk riminimin, ne kemi atë rastin flagrantë që nuk di ç’të them, flagrant edhe për elementët e drejtësisë. Për mua përpara se të arre stohet agr esori, duhet të arres tohen njerëzit që i bën atij nderet e j etës, duke e nxjerr nga bu rgu 3-4 herë.

Policia apo prokuroria e f ut brenda, gjykata e liron, ne kemi gjithë kohën jashtë se rial ki ller, pa e ditur dhe në ambjentet ku jetojmë. Ka ndryshim që fillon nga vetja, unë nuk shpik dot rrotën, ndërsa ti nuk shpik dot ujin e nxehtë për herë të dytë.

Por nëse ti edukon djalin tënd, që copa më e madhe e mishit nuk është e jotja, është e ndarë përgjysmë midis motrës dhe vëllait. Nëse ti e edukon fëmijën tënd me variantin tënd, që s’ka pro blem se ai është çun dhe ajo është goc, edhe ka ca të drejta më pak. Unë nuk kam qenë asnjëherë për barazi të gjërave që nuk munden.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Një grua nuk mund ta merr dot një lavatriçe ta ngjis nga kati i parë në katin e pestë, ama aftësinë për të përceptuar, për të përthithur informacion, karrierë, për të shprehur një vullnet të lirë, patjetër që njerëzit duhet ta kenë të barabartë. Unë besoj te solidariteti, nuk besoj domosdoshmërisht te barazia, po edhe te solidariteti midis grave.

Ne e kemi vënë re sidomos midis çështjeve që lidhen me gratë, nëse nuk vjen te pragu ynë probemi, ne nuk reagojmë asnjëherë. Madje, kur vjen te pragu ynë pr oblemi, ne habitemi pse të tjerët nuk na mbështesin ne. Ne ose kemi bërë thashetheme në Facebook, e ke vënë re në një grupim të gjithë reagojnë, ndërsa fiz ikisht vijnë shumë pak”, u shpreh ajo.

Të fundit

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një...

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen...

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i tij, në një moshë jashtëzakonisht...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Lajme të tjera

Web TV