Logoja dhe vula e PD/ Paralajmëron Berisha: Do shkojmë në gjykatat ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Opinion”, kryetari i PD, Sali Berisha tha se çështjen e vulës dhe logos së PD do e apelojë dhe në gjykatat ndërkombëtare.

Kreu i demokratëve theksoi se në gjykatat ndërkombëtare kjo çështje do të shkojë pasi të ketë ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit në vendin tonë.

Pyetje: Keni thënë që do ta apeloni këtë vendim në të gjitha shkallët në Shqipëri, por edhe në gjykatat e tjera europiane…  

Sali Berisha: Apelimi ka 2 kuptime: Kuptimi i parë është sepse pavarësisht se këto janë institucione të kontrolluara tërësisht nga partia, këtu nuk ka një alternativë tjetër dhe ne nuk kemi një parti për një rend parashtetëror dhe kuptimi i dytë është se ne kemi besim të plotë në Gjykatën Ndërkombëtare, e cila ka një rregull që ankimimi atje të ketë kaluar shkallët e gjyqësorit, por e preferuar është kjo. Nuk mund të pranojë kurrë gjykata e Stasburgut një proces gjyqësor ku palë shpallet ajo që nuk ka qenë palë. Ky standard Rama-Yuri Kim në Shqipëri, nuk ekziston askund në botë përveç se në Korenë e Veriut. Mund të ekzistojë në Bjellorusinë e Lukashenkos apo në ndonjë vend tjetër diktatorial. Shqipëria ka të drejtën e plotë që t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare.

Pyetje: Si do të organizoheni nga ana politike dhe a mendoni se kjo betejë ligjore do ta sfilisë PD-në?

Sali Berisha: Qëllimi i Edi Ramës dhe Yuri Kim ka qenë që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje. Yuri Kim ka parashikuar që ose bëhet kjo ose shkatërrohet PD-ja, por nuk u bë. PD-ja është forca kryesore politike opozitare. Edi Rama është sot një armik real i SHBA me aktin që ka kryer. Është një kufomë e pakalluar që do të marë ndëshkimin e vet, kurse PD-ja është një forcë politike pro-perëndimore që mbron vlerat të cilat ndan me shoqëritë e këtyre vendeve.

Të fundit

Macron: Takimi duhet të pasohet nga një takim katërpalësh me Evropën

Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha...

Vdekja e pacientit, policia merr në pyetje dentistin në Devoll

Policia e Korçës ka reaguar pas vdekjes së 59-vjeçarit menjëherë sapo doli nga klinika dentare ku kishte mbushur dhëmbin. Sipas raportimeve, policia ka shoqëruar...

Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ka kërkuar një...

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë se menjëherë pas këtij...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Lajme të tjera

Web TV