Ministria greke e Mbrojtjes: Nesër ndalohen për disa orë hyrje-daljet me vendet kufitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria greke e Mbrojtjes njoftoi se ditën e nesërme nga ora 10.00 deri në orën 18.00, do të jetë jashtë funksionit sistemi i kontrollit online të pasaportave dhe kartave ID.

Si rrjedhojë do të ketë vështirësi deri në ndalim të plotë të hyrjes dhe daljes nga dhe drejt Greqisë prej të gjitha vendeve kufitare me të, siç është Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia.

Probleme pritet të hasen edhe me lëvizjet nga vendet e Bashkimit Europian siç është Bullgaria por edhe në aeroportet e vendit, por në këto raste nuk do të pengohet qarkullimi ndërkufitar.

Burime policore thanë  Top Channel se do të përditësohet sistemi i verifikimit të të dhënave të shtetasve që hyjnë e dalin në vend duke iu shtuar edhe parametra të tjerë identifikimit që kanë të bëjnë me shtetasit në kërkim për vepra të ndryshme penale brenda Greqisë por që nuk ishin në sistemin e kërkimit të zonës Shengen.

Ftohen udhëtarët të përshtaten me oraret e lajmëruara me qëllim shmangien e pritjes në pikat kufitare.

Situata do të normalizhet gjatë orëve të mbrëmjes, sqaron ministria greke e mbrojtjes së qytetarit.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV