Legjenda Los Blancos “josh” yllin Kvaratskhelia: “Eja në madrid dhe të dhuroj fanellën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Khvicha Kvaratskhelia është padyshim zbulimi i këtij sezoni në Serie A, me gjeorgjianin që pavarësisht se luan thjesht vitin e parë në elitën italiane, po ndihmon Napolin në rrugëtimin drejt titullit kampion. Por, e gjithë paraqitja e sulmuesit anësor nuk mund të kalonte pa u vënë re nga ana e klubeve më të mëdha europiane teksa një prej tyre është edhe Real Madrid.

Së fundmi, është një prej legjendave të Los Blancos që po tenton të joshë 22-vjeçarin. Fjala është për ish-mesfushorin Guti i cili thekson se nëse Kvaratskhelia transferohet në Madrid, atëherë do t’i dhurojë fanellën e tij.

“Nëse vjen tek Real Madrid, atëherë do t’i dhuroj fanellën time”, ishin fjalët e Gutit. Që në fakt nuk ishin rastësore, pasi gjeorgjiani ka pasur një admirim për Gutin duke u shprehur se është dashuruar me futbollin pikërisht prej ish-futbollistit madrilen.

Madje, Kvaratskhelia theksoi se në Gjeorgji nuk kishte fanella të Gutit dhe në këtë formë ai bleu një bluze të bardhë dhe nga pas shkroi numër 14. Por, tashmë mjafton të transferohet në Madrid dhe Kvaratskhelia mund të shijojë një fanellë origjinale nga idhulli i tij, pengesë është vetëm Napoli që nuk mund ta humbasë një xhevahir si gjeorgjiani.

Të fundit

Tarifat e Trump/ Gjokutaj: Shqipëria nuk preket në mënyrë të drejtpërdrejtë

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj tha përmes një lidhje “Skype” se nëj qytetar shqiptar nuk e përballon më blerjen...

E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

Nga Skënder Minxhozi “Keni gjysmën e qeverisë në burg”, “Partia juaj doli kokë e këmbë hajdute dhe kriminele, me ju merret Spaku nga mëngjesi në...

Shenjat që tregojnë se keni mungesë kalciumi

Është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me kalcium si pjesë e dietës tuaj të ekuilibruar. Ky metal përbën 40% të kockave dhe...

Meta në burg/ OSBE: Asnjë koment

Delegacioni i OSBE për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ka refuzuar të japë një koment për kandidimin e Ilir Metës nga qelia. Kreu i...

6 zakonet tipike të njerëzve të zgjuar, disa për të cilat nuk keni asnjë ide

A ka ndonjë pikë të përbashkët që i bën të dallohen njerëzit e zgjuar? Sipas ekspertëve dhe analizave, përgjigja është po dhe ajo qëndron...

Lajme të tjera

Web TV