Mero Baze: Nëse Berisha do të fitonte gjyqin për vulën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Ka një agresion nga Foltorja kundër Partisë Demokratike dhe kryesisht dyshes Basha Alibej, përse ata ofrojnë paqe me mbështetësit e Foltores dhe kërkojnë që të rikthehen në PD, pa sjell me vete shkaktarët e përçarjes.

Tani të gjitha humbjet e pritshme të Sali Berishës dhe Metës kanë filluar tu faturohen këtyre dy politikanëve, dhe puna po shkon deri tek thirrje linçuese fizike.

Po a është kjo thjesht nervozizëm nga humbja? Jo.

Për të kuptuar më qarte këtë situatë mendoni një moment sikur Gjyqin për vulën ta kishte fituar Sali Berisha.

Së pari nëse gjyqin do ta kishte fituar ai, thirrjet për dhunë dhe linçim ndaj Bashës e Alibeaj, do të ishin edhe njëqind herë më të forta se kaq.

Tani ato thirrjet bëhen nga pozitat e njerëzve të dëshpëruar dhe të pashpresë që problemin të cilin ja krijuan vet PD, duan tua faturojnë të tjerëve.

Por po ta fitonin vulën, ata nuk do ofronin paqe siç ofrojnë këta, por do niseshin vet “drejt shtëpive të tyre” siç e kanë zakon shpellarët e Berishës në këto raste.

Së dyti nëse gjyqin për vulën do ta kishte fituar Berisha, jo vetëm që nuk do kishte ofertë për bashkëpunimi, por do linçohej çdo kandidat i PD zyrtare qytet më qytet degë më degë bashki më bashki.

Mentaliteti i dhunës i Berishës ka qenë i vetmi motivim në gjithë betejën e tij shkatërrimtare për opozitën. Ai çdo ditë mendon për PD si më 8 Janar të 2022 kur ju turr me vare dhe qysqi për ta marrë.

Së treti nëse gjyqin për vulën do ta merrte Sali Berisha, do të kishim dhe një linçim edhe më të madh publik nga mediumet e Berishës kundër këtyre dy figurave.

Lexo edhe :  Derisa e vërteta e pakundërshtueshme të dalë, duhet të besojmë në pafajësinë e Veliajt!

Tani Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibej akuzohen pse bëjnë sikur kërkojnë bashkim. Merre me mend se si do akuzoheshin sikur të kërkonin ndarje.

Klima e linçimit që Berisha krijon ndaj armiqve të tij, është i vetmi motivim që ai ka për turmat çfarë tregon dhe cilësinë e mbështetësve të tij, që dominohen nga hakmarrja dhe jo bashkëpunimi politik.

Tani çfarëdo që të bëj Alibej apo Basha, edhe nëse kërkojnë bashkim, edhe nëse kërkojnë luftë, edhe nëse kërkojnë bisedime, edhe nëse kërkojnë ndërprerje komunikimi, edhe nëse dërgojnë ndërmjetës për bisedime edhe nëse refuzojnë ndërmjetës, ata të dy, Sali Berishës i duhen armiq dhe përçarës, pasi ndryshon nuk fsheh dot të vërtetën e madhe të gjithë kësaj drame të opozitës.

E vërteta e madhe është se i vetmi përçarës edhe si person, edhe si arsye, edhe si familje, është Sali Berisha.  Ndaj mos kërkoni prej tij dhe hordhive të tij të ndalin këtë fushatë linçuese. Kjo është e vetmja dëshmi publike që provon kush është vrasësi i opozitës.

Pa këtë fushatë të tij, dikujt mund ti shkonte mendja edhe tek Basha apo Alibej.

Por Berisha e ka këtë të mirë, që nuk lejon të tjerët t’ia marrin meritat. Dhe këtë meritën e përçarësit dhe tani të fundosësit të opozitës nuk ja merr dot njeri. Edhe sikur ta merrte vulën, prap do ta ruante këtë meritë.

Të fundit

Alarm i ‘kuq’/ Paralajmërohen stuhi, vendi përgatitet për përmbytje

Autoritetet në Kaliforni kanë lëshuar një paralajmërim për një lumë atmosferik që kërcënon të sjellë reshje të dendura shiu,...

“Kryeministri s’është mirë nga mendtë e kokës”/ Spiropali ‘kërcënon’ Dogjanin: Mos guxoni

Një debat i ashpër u zhvillua në parlament mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetit të PD-së Asllan Dogjani. Dogjani u ndal tek ngjarja...

“Merr lexo ndonjë gjë”/ Debate Braçe-Çupi në nisje të seancës

Deputetët Erion Braçe dhe Dhurata Çupi janë përplasur me njëri-tjetrin që në nisje të seancës së sotme plenare. Braçe mori fjalën për të folur për...

SPAK kërkon 3 vite burg për ish- kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

SPAK ka kërkuar 3 vite burg për ish kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro. SPAK: Goro te deklarohet fajtor per shperdorim detyre dhe refuzim per...

Ardit Gjebrea mbështet Veliajn:Askush nuk mund të thotë se Tirana është njësoj si më parë

Pas ngjarjeve të fundit që lidhen me arrestimin e Erion Veliajt, prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka dalë publikisht në mbështetje të tij. Në...

Lajme të tjera

Web TV