Banorja e re e BBV, modelja Jori ka nisur të trazojë ujrat në shtëpinë e madhe.
Edhe pse pak ditë në Big Brother ajo është bërë shumë e komentuar në rrjetet sociale, për shkak të afrimitetit që ka me Luizin. Ditën e sotme teksa është dëgjuar në sfond kënga e Butrinit, Jori e ka pyetur Luizin nëse është xheloz për lidhjet e mëparshme të Kiarës.
Në këtë bisedë ka ndërhyrë edhe Nita, e cila tha se e shkuara i përket të shkuarës. Ndërsa Luizi ka thirrur Kiarës, e cila me një buzëqeshje ka thënë se nuk do të flasë për këtë çështje.
Pjesë nga biseda:
Jori: Nuk je çik xheloz?
Luizi: Për kë moj?
Jori: Për marrëdhënien që ka ka pas Kiara me ndonjë tjetër
Luizi: Ku di unë kë ka pas
Jori: Uaa sdi ti që ka qënë me Butrintin