Shkoi me kamion në Angli/ Shqiptarja në listën e Forbes si sipërmarrësja më e suksesshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista Forbes ka publikuar së fundmi listën e 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç për Europën dhe nuk kishte si të mungonte edhe një shqiptare. Ajo është  Kristiana Çela ose e njohur si Krissy Çela, e cila është renditur si një nga sipërmarrëset e këtij viti nën 30 vjeç.

 “Nga postimi i ushtrimeve në internet, Krissy Cela numëron sot 3.1 milionë ndjekës në Instagram. Emigrantja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjimnazisti Jack Bullimore bënë biznes në vitin 2017: aplikacioni i tyre i fitnesit dhe ushqimit EvolveYou me fokus femrat, plus linjën e veshjeve të gjimnastikës Cela Oner Active, gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë. Aplikacioni numëron 80,000 abonentë aktivë mujorë”, – shkruan Forbes.

Kristiana ka shkruar një mesazh falenderimi në llogarinë e saj në Instagram, për të gjithë ndjekësit e saj, teksa tregon edhe historinë e saj frymëzuese.

 “Së pari, ju faleminderit, pa dyshim që kjo nuk do të ishte e mundur kurrë pa mbështetjen tuaj. Me mbështetjen tuaj ju më ndihmoni të ndihmoj të tjerët dhe për këtë jam i BEKUR që ju kam pranë.

Disa prej jush mund ta dinë dhe të tjerët mund të mos e dinë, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Unë jam një refugjate femër që kam emigruar në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time mbi 20 vjet më parë.

Falënderoj çdo ditë prindërit e mi që morën rrezikun më të madh të jetës së tyre për të më dhënë mundësinë dhe privilegjin që edhe të mund të bëj atë që bëj sot. Ju dua te dyve”, shkruan ndër të tjera shqiptarja Kristiana Cela.

Emigrantja nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar dhe shoku i saj i saj i palestrës ngritën një biznes në 2017: një aplikacion me fokus gratë sa i takon fitnessit dhe ushqimit, app EvolveYou, plus linja e veshjeve të palestrës e Çelës Oner Active me të ardhura vjetore që kalojnë 34 milionë dollarë. Nga postimi i ushtrimeve online Krissy Çela mori vëmendjen në Instagram ku sot ka 3.1 milionë ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Krissy Cela (@krissycela)

Të fundit

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit...

Lajme të tjera

Web TV