A do kthehet Basha si kryetar i PD?/ Bardhi shuan dyshimet: E ka për detyrë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Gazment Bardhi shprehet se dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i PD është një çështje e mbyllur. I pyetur nëse ai do të rikthehet, duke qenë se figuron ende si kryetar në gjykatë, Bardhi rrëzoi të gjitha dyshimet.

“Dorëheqja e zotit Basha është një çështje e mbyllur. Nuk dërgohet në gjykatë, se aty dërgohet zgjedhja e kryetarit të ri, për të bërë ndryshimet respektive në regjistrin e partive politike.

Kurrsesi (nuk kthehet). Ama zoti Basha si çdo anëtar i PD e ka për detyrë të kontribuoj. Në dijeninë time është në Shqipëri, por kam disa ditë pa kontaktuar me të. Çdo anëtar duhet të kontribojë për të maksimalizuar fitoren”, u shpreh ai.

Më tej, deputeti demokrat kërkoi që të dyja grupimet të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 Majit. Gazment Bardhi mori shembullin e Bashkisë së Kurbinit, për të cilën tha se ka qenë një bastion tradicional i të djathtëve, por në dy mandate radhazi i është lënë PS.

“Për shkak të problematikave brenda partisë, ne kemi falur dy herë Bashkinë e Kurbinit. Kurbini është bastion i Partisë Demokratike.

Në 2015 kemi tërhequr kandidatin dhe në 2019 nuk u futëm në zgjedhje. Bashkia e Kurbinit tradicionalisht është një bastion i yni dhe e fitueshme nëse kemi një kandidat të unifikuar. Nëse dalim me dy, rrezikojmë për herë të tretë”, u shpreh Bardhi në News 24.

Të fundit

Horoskopi i ditës së martë, 6 maj 2025

Dashi 21 mars – 20 prill Kjo ditë të çon drejt një faze të zgjerimit emocional, ku intuita bëhet udhërrëfyesi...

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të arrijë në Izrael dhe se...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Lajme të tjera

Web TV