Qumësht i ngrohtë me sodë buke, për shëndetin e stomakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Soda e bukës është një përbërës fantastik që krahas recetave të gatimit gjen përdorim të veçantë në shumë kura shëruese natyrale.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë të vjetër me përbërës kryesor sodën e bukës dhe qumështin për të luftuar kollën dhe fytin e acaruar nga e ftohura por njëkohësisht edhe për shëndetin e mirë të stomakut.

Duke qenë se është pikërisht periudha kur me uljen e temperaturave, gripi dhe virozat shoqërohen përherë me dhimbje fyti dhe kollë kjo është një nga metodat më të mira natyrale për të mbrojtur shëndetin nga e ftohura dhe problemet e shkaktuara më sipër.

Konsiderohet si metoda më e shpejtë natyrale dhe më efikase në lehtësimin e fytit të acaruar dhe largimit të kollës nga e ftohura.

Ai vepron menjëherë duke lehtësuar dhimbjet e fytit dhe duke larguar kollën gjithashtu.

Krahas këtij efekti mirëbërës, qumështi i ngrohtë me sodë buke ndihmon sistemin tretës të mirëfunksionojë.

AgroWeb.org ju udhëzon se kjo kurë rekomandohet që të pihet për dy javë rresht në muaj çdo mëngjes, para ose pas ushqimit.

Më pas, kura ndërpritet dhe mund të përsëritet disa herë në vit.

Megjithatë për përsonat që kanë probleme me stomakun rekomandohet që të këshillohen më parë me mjekun.

Përgatitja dhe përdorimi

AgroWeb.org ju këshillon se mjafton të shtoni një lugë kafeje me sodë buke në një gotë me qumësht të ngrohtë.

Përziejeni dhe më pas konsumojeni. Në rastin e problemeve me fytin dhe kollën rekomandohet të konsumohet një orë para se të flini.

Ndërsa për tretjen e mirë dhe shëndetin e stomakut, e njëjta kurë rekomandohet të pihet në mëngjes.

Lexo edhe :  Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

Të tjera përdorime

 Qumështi me sodën e bukës kanë përdorim të gjerë edhe për shëndetin e lëkurës.

Krijimi i një paste me 2 lugë çaji qumësht dhe 1 lugë çaji sodë është shumë i rekomandueshëm për lëkurën e fytyrës.

Majfton të përgatisësh këtë masë, ta aplikosh në fytyrë ta mbash përreth 15 minuta e më pas ta shpëlani me ujë të vakët.

Kjo masë do të ndihmojë në rigjenerimin e lëkurës së fytyrës dhe mund ta përdorni një herë apo edhe dy herë në javë.

Të fundit

PD-në s’e ndihmon besnikëria ndaj Berishës, por ndaj qytetarëve

Nga Toni Drishti Ka një garë absurde në PD se kush i thur më shumë lavde Sali Berishës. Ivi Kaso një...

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

Zyrtare/ Leverkusen shkarkon trajnerin Erik ten Hag pas vetëm tre javësh

Erik Ten Hag zyrtarisht nuk është trajner i Bayer Leverkusen. Klubi gjerman e ka shkarkuar pas vetëm dy javësh në kampionat. Bajer Leverkusen ka ndarë...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

Lajme të tjera

Web TV