Zgjedhjet e 14 majit/ Meta nga Kurbini: Opozita do të marrë një fitore historike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetje për kandidatin e opozitës për Kurbinin në zgjedhjet e 14 majit, Behar Haxhian.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Meta thotë me bindje se opozita do të fitojë zgjedhjet lokale në Kurbin.

Ai deklaron se e sheh Haxhian si kryebashkiak të ardhshëm, ndërsa pretendon rezultat historik edhe në zgjedhjen e këshilltarëve.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në takimin e Kryesisë të Kurbinit me kandidatin tonë të Opozitës të Bashkuar, z.Behar Haxhia për kryebashkiak në 14 Maj!

Së bashku me drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe deputetin e nderuar të Kurbinit, z.Kastriot Piroli shprehëm bindjen në fitoren historike të 14 Majit të cilën të gjithë kurbinasit po e presin me padurim për t’u ndarë përgjithmonë nga monizmi dhe arroganca e një pakice uzurpatorësh.

I falenderova demokratët e Kurbinit për përzgjedhjen e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë primareve, me z.Behar Haxhia, si kryebashkiak i ardhshëm.

Jam i bindur se z.Behar Haxhia do të sjellë modelin e bashkëpunimit me të gjithë qytetarët kurbinas.

Partia e Lirisë drejt një rezultati historik në 14 Maj do të garantojë llogaridhënien dhe transparencën ndaj qytetarëve.

Kënaqësi që listën e këshilltarëve tanë do ta drejtojnë z.Dedë Ndreca dhe znj. Sabaete Hidri.”, shkruan kreu i PL-së.

Të fundit

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po...

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private. Edhe pse është aluduar shumë...

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja...

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lajme të tjera

Web TV