Vijojnë trazirat në Francë/ Qytetarët protestojnë sërish kundër reformës së pensioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të shtatën ditë me radhë Franca po përballet me protesta ndaj planit të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension. Punonjësit e shërbimeve komunale dhe të transportit publik, ndërprenë punën këtë të shtunë në shenjë proteste.

Sindikatat franceze synojnë të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë që të tërheqë projekt-ligjin që rrit moshën e pensionit në 64 vjeç.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, rreth 1 milion persona pritet të marrin pjesë në 200 marshime në të gjithë vendin ndërsa projekligji po shqyrtohet në Senat dhe të shtunën në mbrëmje mund të votohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit.

Të martën, sipas të dhënave qeveritare, më shumë se 1.26 milionë njerëz dolën në protesta, ndërsa sipas të dhënave të sindikatave numri i protestuesve ishte 3. 5 milionë.

Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e të anketuarve kundërshtojnë planin e Presidentit Emanuel Macron, ndërkohë që një shumicë më e lehtë mbështet veprimet e protestuesve./VOA

 

Të fundit

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, teksa janë numëruar 470 qendra votimi nga 1282 në total. Sipas projeksioneve të...

Zgjedhjet, POLITICO: ‘Omerta’ e mediave në Shqipëri, pse askush nuk nxorri exit-polle?

Disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën në Shqipëri, mbetet e paqartë nëse Partia Socialiste në pushtet siguroi një mandat të katërt historik...

Mes etheve për rezultatet e zgjedhjeve, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Ishte prekëse!

Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një foto nga...

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Sipas asaj...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

Lajme të tjera

Web TV