Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kurti: Marrëveshja bazë mes Kosovës e Serbisë, avancim drejt njohjes së ndërsjellë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se beson se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë është një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve.

“Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet”, tha ai në një video-mesazh të dërguar në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheimit, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim në Gjermani, i cili u publikua nga Qeveria e Kosovës më 12 mars.

Më 27 shkurt në Bruksel, palët u pajtuan për propozimin e BE-së, të titulluar “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kurti deklaroi pas takimit se ai ishte i gatshëm të nënshkruante këtë marrëveshje menjëherë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk ishte i gatshëm.

“Shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar propozimin në Bruksel nuk është indikacion se ajo nuk pajtohet me përmbajtjen. Çdo ditë ne demonstrojmë kreativitetin e konstruktivitetin tonë”, tha Kurti.

Vuçiç deklaruar gjithashtu se ai vërtet nuk ka dashur ta nënshkruajë këtë marrëveshje. Ai ka folur më shumë për planin e implementimit.

Më 2 mars, një zyrtar i Bashkimit Evropian, gjatë një takimi me gazetarë tha se Kurti propozoi që dokumenti të nënshkruhet, por përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, bëri të qartë se BE-ja nuk e ka menduar kështu takimin, sepse sipas tij, marrëveshja duhet të përfshijë edhe aneksin me afatet kohore për implementimin e saj.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet t’i nënshkruajnë si dokumente të pandara propozimin evropian dhe aneksin ose planin e zbatimit.

Dokumenti prej 11 nenesh – që u bë publik nga BE-ja – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Lexo edhe :  Kuvendi i Kosovës shqyrton Projektligjin për buxhetin e vitit 2025

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Rundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata për arritjen e normalizimit të plotë të raporteve nën ndërmjetësimin e BE-së.

Të fundit

“Harem”, dashuri pasionante mes rrëmbuesit dhe viktimës së tij

Nga Leonard Veizi Ajo ishte një agjente tregëtare dhe punonte në Uoll Strit. Në pamje të parë duket se nuk...

Pas ditësh përshkallëzimi, çfarë do të bëjë Putini më pas?

Nga Steve Rosenberg, BBC   "Çfarë do të bëjë Vladimir Putin më pas?" Kjo është një pyetje që ma kanë bërë shumë këtë javë. Dhe është e...

“Vuçiç po mashtron Perëndimin”, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se elita politike në Beograd nuk ka hequr dorë nga projekti i Serbisë së Madhe. Kurti thotë...

Berisha thërret protest më 26 nëntor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të vazhdojë një valë protestash kundër qeverisë dhe institucioneve që, sipas tij, janë të kapura nga kryeministri...

PPE del me rezolutë për burgosjen e Berishës dhe Metës

Asambleja Politike e Partive Popullore Evropiane (PPE) miratoi të premten një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ku ngriti shqetësime për gjendjen...

Lajme të tjera

Web TV