“Krimi po iu rrezikon jetën çdo ditë”/ Meta thirrje qytetarëve pas atentatit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga atentati i djeshëm në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, humbi jetën 60-vjeçarja Mimoza Paja, u plagosën 5 persona të tjerë, si dhe u dëmtua nga ciflat e xhamave një e mitur 10-vjeçare.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar kreu i PL-së, Ilir Meta, i cili në rrjetet sociale shkruan se kriminelët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve.

Meta thekson se qeveria nuk ka bërë asgjë për ndalimin e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

“Pa kaluar dy javë nga vrasja makabër e tre grave të pafajshme krimi godet sërish, kësaj radhe duke rrezikuar në mënyrë ekstreme jetën e njerëzve të pafajshëm në lagjen e Don Boskos.

Kriminelët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve.

Kjo situatë e rendit dhe sigurisë publike, që përkeqësohet çdo ditë dhe çdo orë tregon qartë se qeverisja e rilindjes ka dështuar totalisht dhe e ka futur vendin në kaos.

Qeveria nuk ka bërë asgjë për ndalimin e kriminalitetit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprave kriminale ndaj të cilave po ekspozohen të pambrojtur qytetarët shqiptarë.

Qytetet tona meritojne dhe kërkojne siguri, që qeveria e inkriminuar rilindase j’ua ka mohuar për shkak të kapjes së saj nga krimi.

Ndaj të ngrihemi të gjithë në këmbë për të realizuar Ndryshimin, që mbron qytetarët dhe familjet e tyre nga krimi”, shkruan Ilir Meta.

“Krimi po iu rrezikon jetën çdo ditë”/ Meta thirrje

Të fundit

Brazil, qyteti Rio de Janeiro po përjeton ditët më të nxehta

Qyteti Rio de Janeiro në Brazil po përjeton ditët më të nxehta. Popullatës vendase dhe turistëve u janë dërguar mesazhe...

Aks i rëndësishëm që lidh dy hidrocentralet/ Rama inspekton punimet në Rrugën e Komanit

Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Rrugës së Komanit, një aks i rëndësishëm 31 km që lidh dy hidrocentralet. Ky aks pritet...

Shembet çatia në një qendër tregtare, të paktën 3 viktima dhe 74 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe 74 të tjerë u plagosën kur çatia e një tregu ushqimor u shemb në një qendër tregtare...

Veliaj: Për një projekt në jug, rezulton në aktakuzën ndaj meje si korrupsion në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se e ndjen veten si nga personazhet...

“Meriton lapidar si Clinton”/ Rama batuta me qytetarin në Shkodër: Do ta lej me shkrim…

Kryeministri, Edi Rama ka shkëmbyer batuta me një prej banorëve të pranishëm në inspektimin e kantierit në Rrugën e Komanit. Qytetari e ka falënderuar Ramën...

Lajme të tjera

Web TV