Përse po ikin shqiptarët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ola Xama

Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë. Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po rriste dhe mbesën. Mimoza punonte edhe dy turne në ditë si banakiere për të përballuar jetesën. Jetonte me qira dhe nuk i dilte. Si mund t’i dalë rroga dikujt që paguhet me 350 mijë lekë në muaj apo qoftë edhe me 500 mijë? Sa shkojnë dritat, uji, qiraja/kredia, buka, veshja, fatura e telefonit, administrimi i shkallës, taksat e bashkisë dhe taksat e shtetit?

Sa na shkojnë ne të gjithëve taksat? A dini që çdo vit vetëm nga taksa e konsumit të mallrave që blejmë (TVSH) paguajmë 1.6 miliard euro në vit? A duhet që këto para të shkonin për shërbime ndaj nesh? Për shëndetësi, për rrugë me standarde, për parqe dhe kushte në shkolla e kopshte? A shkojnë një pjesë e taksave tona për strehimin social? Po atëherë përse një e varfër si Mimoza dhe shumë të tjerë si ajo, jetojnë me qira? Përse bonuset e strehimit i marrin të afërmit e pushtetarëve dhe ata që kanë nga dy tre shtëpi?

A duhet që këto para të shkonin për pension social për gratë kryefamiljare? A duhet që ky pension të justifikonte të paktën minimumin jetik? Paratë e taksave tona, nuk shkojnë për të varfrit, por për një grusht biznesmenësh e politikanësh që duan të pasurohen çdo ditë e më shumë. Pasuritë natyrore të vendit janë shpërndarë sa në duart e grupeve kriminale, sa në të familjarëve të ministrave e deputetëve, e sa të biznesmenëve afër pushtetit. Shqipëria ka përfunduar në një vend ku sado të punosh, nuk të del muaji. Shqipëria ka qënë dhe vazhdon të jetë një vend ku drejtësia nuk funksionon dhe çdo javë ka një bilanc me viktima të pafajshme sepse drejtësia nuk ka funksionuar.

Lexo edhe :  E ç’rëndësi ka, në vjen apo ikën LaCivita

Shqipëria ka qënë dhe është një vend që ata që udhëheqin mendojnë vetëm për rrethin e tyre dhe bizneseve afër tyre.
Ekonomia, jeta sociale dhe gjithçka po shkojnë drejt shkatërrimit. Sot po vidhet aq shumë sa rrezikohet që këta që po ndërtojnë biznese në kurriz të të varfërve të mos kenë nesër blerës dhe të falimentojnë dhe ata që po nxjerrin nga burgu kriminelet, rrezikojnë që nesër të hanë dhe ata ndonjë plumb. Jemi bërë një vend i pashpresë! Prandaj po ikin njerzit, po lenë fëmijët vetëm nëpër botë të kërkojnë azil. Që të shpëtojnë nga ky vend. Nga ky vend ku dhe po të punosh nuk të del. Po edhe nëse arrin të mbash frymën gjallë, përfundon i vdekur nga padrejtësitë e sistemit.

 

Të fundit

Rama me të rinjtë/ Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Macron!

“Mbështetja për të rinjtë dhe programin e teknologjisë, nuk do të mungojë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë...

‘Detyra ime është krejt tjetër…!’/ Topalli shmang pyetjen për lobimin 6 mln dollarë

Drejtuesja Politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli iu shmang sot (30 prill) përgjigjes shteruese për pyetjen rreth kontratës së lobimit 6 mln dollarë, me...

Gjiknuri me qytetarët/ Dje tërhiqja ‘qerren’, sot e shtyj drejt fitores më të thellë

Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë të Rajonit 3 në qytetin e Vlorës. Në takimin e zhvilluar në sheshin "Tre Racat" kishte pjesëmarrje të socialistëve,...

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK dorëzon në GJKKO bisedat në Sky Ecc

Është mbajtur në Apelin e GJKKO seanca ndaj kopshtarit të kompleksit “Golden”, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje...

Gara në sektorin teknologjik/ “Meta” lëshon aplikacion falas të inteligjencës artificiale

Meta, kompania mëmë e platformës Facebook ka bërë të ditur se ka lëshuar një aplikacion falas të pavarur të inteligjencës artificiale për asistentin e...

Lajme të tjera

Web TV