Masakra e Don Boskos/ Dëshmojnë të plagosurit: Po shikonim ndeshjen, u shtrimë në tokë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë personat që mbetën të plagosur në masakrën e Don Boskos, ngjarje e ndodhur në lokalin e të shpallurit në kërkim, Fatjon Murati, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja.

Në dëshminë e tyre për grupin hetimor,Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, janë shprehur se në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë duke parë ndeshjen Juventus-Sampdoria.

Ata shprehen se sapo kanë dëgjuar breshërinë e kallashnikovit janë shtrirë në tokë në mënyrë instiktive. Por, nuk kanë arritur të njohin asnjë prej autorëve.

“Po shikonim ndeshjen Juventus-Sampdoria, ishim me kurriz. Instiktivisht u shtrimë në tokë për tu shpëtuar plumbave. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Në një moment dëgjuam breshëri dhe nuk kuptuam asgjë,”- thanë të plagosurit.

Masakra ndodhi në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati.

Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Tashmë është shpallur në kërkim.

Të fundit

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer...

78 mln euro për dy sulmues, Bayern “peshkon” tek Arsenali

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez nuk është mjaftueshëm tërheqës për...

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe pushtoi Kostandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë...

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la...

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”. Daja i këtij të fundit, Zeqir...

Lajme të tjera

Web TV