Nëna lehonë në burg/ Vangjeli: Politika na ka futur në një flluskë tmerri dhe ferri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Politika na ka futur në një flluskë ku harrohet një nënë që përfundon në qeli 8 ditë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë”. Kështu e ka komentuar analisti Lorenc Vangjeli situatën e mosregjistrimit të PD në zgjedhjet e 14 majit që e largon vëmendjen nga ngjarje të tjera të rënda që ndodhin në vend.

Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli thotë se kjo flluskë bëhet e pandjeshme ndaj kësaj dhimbje kaq të madhe pasi e gjithë vëmendja është përqendruar te Vendoret.

“Flluska në të cilën politika na ka futur të gjithë na ka bërë që pakkush të kujtohet që diku në një skaj të Shqipërisë një nënë me një foshnje 8 ditësh të sapolindur ushqehet me gji, përfundon në qeli nga një vendim gjykate prej një gjobe të papaguar që është konvertuar me heqje lirie.

Është zbatuar po formalisht ligji dhe kanë ekzekutuar një vendim duke rrëmbyer një grua, duke e çuar në qeli për të kërcënuar dhe ndëshkuar me vdekje një krijesë, jeta e të cilit është e mbrojtur me kushtetutë. E kuptoni tashmë çfarë tmerri dhe ferri krijohet brenda kësaj flluske që është e pandjeshme ndaj kësaj dhimbje ekstreme, ndaj këtij krimi që ndodh që bëhet dyfish më i rëndë se askush nuk e shikon dhe askush nuk i vë gishtin. Ky është problemi”, tha Vangjeli.

Vangjeli reagoi për rastin e gruas Diana Kolaveri Hoshi, që është dënuar me 50 ditë burg për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.

Pavarësisht pretendimeve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lek në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Lexo edhe :  “Mrekullia hyjnore”/ Dita e Europës, mesazhi i Nikollës: Të ecim më shpejt drejt BE

Të fundit

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë. Kësaj radhe, në spitalin Gaslini...

Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Nga Ardit Rada Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare....

Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll...

Mami Kiara na prezanton “soundin” më të bukur në botë! (Video)

Vetëm pak ditë më parë dyshja e shumë përfolur e shtypit rozë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë....

Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Nga Mero Baze Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë,...

Lajme të tjera

Web TV