“Kam foshnjën në gji”/ Zbardhet dëshmia prekëse e nënës lehonë: Fëmijën e pare…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëna lehonë, Diana Bahçja e cila u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, ka dalë para togave të zeza. Pas kërkesës së avokatëve të saj, gjykata vendosi lirimin e saj nga qelia

“U thashë policëve që kam foshnjën me gji. Nuk e kam takuar fëmijën e parë prej 5 vitesh”, tha ajo para togave të zeza.

Diana Bahçja u arrestua nga policia e Shkodrës më 7 mars.

Gjykata e Tiranës i kishte vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 250 mijë lekësh të reja dhe këtë vendim ia ka konvertuar pas tre vitesh, në dënim me burg 1 muaj e 20 ditë.

Sipas avokatëve, ajo nuk kishte qenë në dijeni as për dënimin me gjobë dhe as për konvertimin e gjobës në burgim nga Gjykata e Tiranës.

Avokatët e Diana Bahçja kërkuan shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për dënimin e saj deri kur fëmija të mbushë 1 vjeç, pasi ka nevojë urgjente për praninë e nënës së tij për ta ushqyer dhe kujdesur për të.

Skandali që endet midis Shkodrës dhe Tiranës ka nisur 5 vjet më parë kur Diana Bahçja u divorcua me ish-burrin dhe nga kjo martesë kanë një fëmijë.

Ish-burri e ka kallëzuar nënën e fëmijës së tij për braktisje e për pasojë gjykata i ka dhënë të drejtë duke e dënuar gruan pas shqyrtimit gjyqësor.

Por bashkëshorti i saj Naim Bahçja pretendoi Diana Bahçja se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.

Të fundit

Befasi në Vorë! PD përmbys rezultatin! Myslim Murrizi del i pari

Rezultatet e para nga bashkia e Vorës kanë dalë dhe ndryshe nga të dhënat që sugjeroi kutia e parë,...

A do ta pranosh rezultatin? Berisha ngurron të japë përgjigje: “Jam këtu…”

Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën që mbajti për mediat, u pyet edhe nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Kreu i PD nuk...

Partia Socialiste del kundër KQZ: Pse nuk e publikuat rezultatin?

Partia Socialiste ka kritikuar rolin e KQZ-së. Zëdhënësja për zgjedhjet e PS, Hela Kace, shprehet se mos nxjerrja e rezultatit në zonat ku pati...

Zyrtare: KQZ tregon sa shqiptarë votuan më 11 maj! Ka rënie…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025. Sipas KQZ 42.16% ka qenë pjesëmarrja në...

Kristjan Asllani vulos suksesin e Interit, shënon sërish në Serie A

Kristjan Asllani ka shënuar një tjetër gol me Interin në Serie A. Mesfushori shqiptar ka realizuar nga pika e penalltisë golin e dytë në...

Lajme të tjera

Web TV